fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Elezi në Këshillin socio-ekonomik: Dialogu social midis të gjithë pjesëmarësve është i një rëndësie të veçantë!

03 shtator 2020 – Bashke.TV – Zëvendësministrja e financave, Shiret Elezi mori pjesë në seancën e sotme të Këshillit Ekonomik dhe Social, të kryesuar nga ministrja i Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska ku i pranishëm ishte dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Këshilli Ekonomik dhe Social është një organ trepalësh i përbërë nga Ministrat dhe Zëvendës Ministrat e Punës dhe Politikës Sociale, Financave dhe Ekonomisë, Zëvendëskryeministri i ngarkuar me Çështjet ekonomike, Federata e Sindikatave (SSM) dhe Organizata e Punëdhënësve.

Në këtë seancë u theksua se thellimi i dialogut midis punëdhënësve, sindikatave si përfaqësues të punëtorëve dhe qeverisë është i një rëndësie të veçantë, veçanërisht në drejtim të bërjes së zgjidhjeve ligjore që do të jenë në interes të të gjitha palëve dhe do të paraprihen nga analiza dhe konsulta të mira nga të gjithë pjesëmarrësit.

Gjithashtu në takim është biseduar edhe për krizën e Pandemisë me virusin Covid 19 me të cilat po përballet shoqëria dhe kompanitë përfshirë këtu sugjerimet dhe vërejtjet e tyre, për masat e ndërmara deri më tani, masa të reja të cilat do të propozohen nga Qeveria e re.

Në këtë Këshill u diskutua mbi atë se Qeveria e re është e angazhuar për forcimin e partneritetit me sindikatat dhe anëtarët e Këshillit ekonomik dhe social si dhe gjetjen e zgjidhjeve se si të ndihmohet më shumë ekonomia vendore.

Elezi në Këshillin socio-ekonomik: Dialogu social midis të gjithë pjesëmarësve është i një rëndësie të…

Publiée par Shiret Elezi – Faqja Zyrtare sur Jeudi 3 septembre 2020

LEXO EDHE:

Pyetje deputetësh/ Mexhiti: Ja 3 pyetjet e mia që ia parashtrova ekzekutivit të BDI-së

BASHKE TV

Bekim Rexhepi: Përfundoi ekspropriimi i pronave në autostradën Shkup-Bllacë

BASHKE TV

ALI AHMETI DHE HYDAJET HYSENI DY SEKRETARËT ORGANIZATIV MË TË MËDHENJ TË LËVIZJES

BASHKE TV

ALI AHMETI DOCTOR HONORIS CAUSA I UNIVERSITETIT TË TETOVËS

BASHKE TV

ALI AHMETI FIGURË UNIKALE E KOMBIT

BASHKE TV

ALI AHMETI DEKOROHET DOCTOR HONORIS CAUSA I UNIVERSITETIT TË TETOVËS

BASHKE TV
BASHKË.TV