fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Elezi, platformë e re e transparencës në MF: Qytetarët do të monitorojnë se sa investime kapitale kanë bërë përdoruesit e buxhetit!

Platformë e re e transparencës në MF: Qytetarët do të monitorojnë se sa investime kapitale kanë bërë përdoruesit e buxhetit!

Të gjithë qytetarët do të jetë në gjendje të ndjekin realizimin e investimeve kapitale për secilën ministri, departament, agjensi ose secilin përfitues i buxhetit veç e veç dhe kështu të ndikojë në institucionet për të përmirësuar performancën e tyre. Një mënyrë e re e transparencës është bërë gati nga Ministria e financave përmes një uebportali që tregon se sa prej shpenzimeve kapitale të parashikuara nga buxheti çdo institucion ka bërë deri më tani – si përqindje e shumës së planifikuar dhe absolute dhe sa duhet të realizohet deri në fund të vitit, kështu bën të ditur zëvendësministrja e financave Shiret Elezi.

Për të përmirësuar transparencën, njoftohet zbatimi i investimeve kapitale, ky mjet është vetëm një nga shumë masat për të përmirësuar proceset e buxhetimit dhe ekzekutimit të tij. Programi i Menaxhimit të Financave Publike përfshinë një sërë reformash, përfshirë një sistem të integruar të informacionit për menaxhimin e financave publike, i cili do të përmirësojë procesin e përgjithshëm, nga planifikimi deri tek realizimi i shpenzimeve, vlerëson kështu zëvendësministrja Elezi.

Platoforma e cila tregon realizimin e investimeve kapitale nga institucionet, do të publikojë të dhëna të reja çdo muaj në faqen e internetit të Ministrisë së Financave.

https://kapitalni-rashodi.finance.gov.mk/?lang=albanian

Platformë e re e transparencës në MF: Qytetarët do të monitorojnë se sa investime kapitale kanë bërë përdoruesit e…

Publiée par Shiret Elezi – Faqja Zyrtare sur Mercredi 30 octobre 2019

LEXO EDHE:

Izet Mexhiti: 10 vite nga fitorja e madhe kur Kërçova me votën e popullit përfundimisht u bë shqiptare

BASHKE TV

Izet Mexhiti: Tubimi i së hënës, tubim i “artanistëve”

BASHKE TV

MEXHITI NGA TETOVA: POROSIS TALAT XHAFERIN, FATMIR BESIMIN DHE ARTAN GRUBIN, LARG DUART NGA KAZINOTË, MOS E BËNI BDI-NË ME NJOLLË

BASHKE TV

Mexhiti: Duam BDI të forcohet dhe të kthehet te baza, të kthehet te origjina, te qytetari, pa ministrat oportunistë të kryesuar nga Artan Grubi

BASHKE TV

Izet Mexhiti: Në Studeniçan po bashkohet POPULLI!

BASHKE TV

“Tërmet” në Saraj: Mbi 2 mijë pjesmarrës në tubimin e Grupit të Zjarrit

BASHKE TV
BASHKË.TV