fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Elezi: Taksë më të ulët tatimore për automjetet me benzin në krahasim me ato me naftë!

Automjetet do të taksohen sipas kategorisë ekologjike. Nga 1 janari, për automjetet në vlerë deri në 10.000 euro taksa do të llogaritet vetëm në bazë të emetimit të CO2. Diferenca në kategorinë ekologjike të automjeteve do të pasqyrohet në sasinë e taksës kur bëhet fjalë për motorët me naftë dhe benzinë. Një automjet me të njëjtën vlerë dhe të njëjtin emetim CO2 do të paguajë një taksë më të ulët nëse mundësohet të funksionojë nga një motor benzine. Për shembull, për të gjitha automjetet me vlerë deri në 10.000 euro dhe një emetim të CO2 prej 130 gramë për kilometër, nëse ato mundësohen nga një motor benzine, taksa do të jetë 6.500 denarë dhe nëse motori është me naftë atëherë dy herë më shumë.

“Presioni i sektorit civil mbi ndotjen e mjedisit është i ashpër dhe i duhur, sepse nuk ka asnjë alternativë tjetër për shëndetin. Ministria e Financave dhe Administrata Doganore i përgjigjen disa prej sfidave që lidhen me ndotjen e ajrit me një zgjidhje sistematike dhe jo ad hoc. Të mërkurën e kaluar, deputetët miratuan një ligj të ri mbi taksën e automjeteve. Ligji prezanton parimin për herë të parë: nëse automjeti është më pak ndotës, do ketë një shkallë më të ulët të taksës”, kështu sqaron zëvendësministrja e financave Shiret Elezi teksa sqaron rregulloren e re të taksave të importit të automjeteve.

Për më shumë ndiq linkun:

Elezi: Taksë më të ulët tatimore për automjetet me benzin në krahasim me ato me naftë!Automjetet do të taksohen sipas…

Publiée par Shiret Elezi – Faqja Zyrtare sur Samedi 28 décembre 2019

LEXO EDHE:

Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, prioritet i dy shteteve

BASHKE TV

Nis asfaltimi në Komunën e Dollnenit, Zhitoshë -Llazhan. Memeti premton edhe në komunat tjera shqiptare

BASHKE TV

Zyrtare, dhënja e lejes për përdorim të Teatrit Shqipëtar

BASHKE TV

Mexhiti: Dy deputetët e infektuar me COVID-19 do të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyre onlinë

BASHKE TV

Sylejmani: 1 tetorin 1997 nuk duhet ta nderojnë vetëm ata që e organizuan dhe e udhëhoqën

BASHKE TV

Festim Halili paralajmëron ndërtimin e hekurudhës deri në Aeroportin e Shkupit

BASHKE TV
BASHKË.TV