fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Eurokomisari i ri për zgjerim të mërkurën vjen në Shkup

Eurokomisari i ri për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varhejl më 15 dhe 16 janar do të udhëtojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Kjo do të jetë vizita e tij e parë pas marrjes së funksionit si eurokomisar.

Pritet që Varhejl të realizojë takime me përfaqësues qeveritarë, në të cilat me siguri do të bëhet fjalë për metodologjinë e re për zgjerim të propozuar nga Franca dhe për rrjedhën e reformave në vend, sidomos miratimin e ligjit për prokurori publike.

Më 18 dhjetor të vitit të kaluar, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani u takua me Varhejlin në Bruksel, me ç’rast ia prezantoi planin reformues të Qeverisë deri në samitin e Këshillit evropian në mars.

Komisioni Evropian do të publikojë mini-raport për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në shkurt, ndërsa metodologjia e re, sipas paralajmërimeve, prite të miratohet në mars.

Eurokomisari, Varhejli muajin e kaluar tha se negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë në pranverë. Ai atëherë tha se BE-ja duhet ta përmirësojë gabimin e tetorit.

Vendet-anëtare të BE-së nuk arritën marrëveshje për fillimin e bisedimeve me dy vendet, për shkak të kundërshtimit të Francës, e cila, kushtëzoi me metodologji të re të bisedimit.

Komisioni Evropian duhet të dalë me propozim për metodologjinë e re deri në fund të janarit.

LEXO EDHE:

Zekolli: BDI është parti shtetformuese; Aleanca, Besa dhe Alternativa janë parti mahallo-jaranike

BASHKE TV

Marin Mema afër Beogradit zbulon dy fshatra shqiptarë

BASHKE TV

Rikthehet Nokia, prodhon telefonin që baterin e mban 1 muaj

BASHKE TV

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Për Sarajin që duam: Blerim Bexheti publikon video nga ndriçimi në Matkë dhe Arnaqi (VIDEO)

BASHKE TV

Xhemaili: RRUGA TETOVË-PRIZREN, Maqedonia e Veriut një hap para Kosovës!

BASHKE TV
BASHKË.TV