fbpx
Bashke.tv
KULTURA

Festivali Folklorik “Saraj-Fest”, Bexheti takon valltarët

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ka pritur sot në hapësirat e komunës valltarët dhe koreografët e Shoqërive Kulturore Artistike nga vendi, Turqia, Lituania Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova pjesëmarrëse në Festivalin Folklorik “Saraj-Fest – 2019”, që organizohet nga Shoqëria Kulturore Artistike “ Drita e Dërvendit” në bashkëpunim me komunën e Sarajit.

“Në kontinuitet Komuna e Sarajit angazhohet dhe kontribuon në kultivimin e vlerave kombëtare, duke mbështetur aktivitete kulturore, arsimore dhe sportive. Kultura është pjesë e zhvillimit të shoqërisë dhe një segment i rëndësishëm kombëtarë. Komuna e Sarajit, në vazhdimësi ka mbështetur Shoqëritë Kulturore Artistike në forma të ndryshme, mbështetjet e tilla nuk do të mungojnë as në të ardhmen”, theksoi kryetari Bexheti.

Kryetari Bexheti ka pranuar lëvdata të shumta nga mysafirët për mbështetjen që ju jep shoqërive kulturore artistike për çdo vit.

Gjithashtu të gjitha Shoqërive Kulturore Artistike që ishin mysafir ju dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe ju dëshiroj që të kalojnë çaste të mrekullueshme në festival.

LEXO EDHE:

Rrugëtimi i suksesshëm i Galerisë Nacionale udhëhequr nga Drejtoresha Dita Starova Qerimi kuadër i BDI-së

BASHKE TV

Pas lidhjeve me Iranin, Ministri i Alternativës finanson organizaten terroriste antiamerikane

BASHKE TV

Terapia e artit ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara. Si punohet në Galerinë Nacionale të Maqedonisë

Bashkë.tv

Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në koncertin e tenorit Mustafa Imeri – Tafa & Friends

BASHKE TV

Konica më 1913: Prioriteti i Shqipërisë së re do të jetë edukimi i grave shqiptare

BASHKE TV

Ganiu: Festuam 40 vjetorin e ekzistencës së AKV “Ibe Palikuqi” – Vatrës sonë të çmuar të kulturës!

BASHKE TV
BASHKË.TV