fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

FIFA propozon një ndryshim në rregullat e futbollit

Teksa qeveritë në Europë po mendojnë për planet e lehtësimit të masave izoluese, një çështjet e diksutuara është dhe ajo e rinisjes së kampionateve të futbollit.

Prej më shumë se një muaj futbollistët nuk kanë zbritur më në fushën e blertë dhe disa nga pyetjet që janë ngritur kanë të bëjnë me formën e tyre fizike pas hapjes.

Për të adresuar këtë problem FIFA ka menduar një ndryshim në rregullat e lojës. Propozimi i tyre sipas disa mediave britanike është që skuadrat të lejohen të kryejnë 5 zëvendësime gjatë ndeshjeve.

Aktualisht lejohen vetëm 3 zëvendësime por shtimi i dy të tjerëve synon që ekipet të kenë mundësi të aktivizojnë më shumë lojtarë duke marrë parasysh se forma fizike e tyre mund te këtë rënë gjatë periudhës së pushimit.

Megjithatë ky propozim duhet të miratohet nga Bordi i Shoqatës Ndërkombtare të Futbollit (IFAB), e cila miraton rregullat e lojës së futbollit.

LEXO EDHE:

Bekim Jashari selam opozitës shqiptare: Mos ma keqpërdorni emrin me të pavërteta! (FOTO)

BASHKE TV

Bushati: Shqiptarët gati ti drejtojnë institucionet e Maqedonisë së veriut

BASHKE TV

Ganiu: Krijojmë vende të reja për prakim me kapacitet prej 170 vendeve

BASHKE TV

Ganiu: Asfaltohen 3500m2 rrugë, në lagjen Saat Kullë

BASHKE TV

Shilegov dhe Dushko, nuk rrespektojnë heshtjen zgjedhore dhe bëjnë presion ( Foto)

BASHKE TV

EKSLUZIVE: Naser Ziberi nuk është pozitiv në COVID-19

BASHKE TV
BASHKË.TV