fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

G20 diskuton për rihapjen e kufijve

Ministrat e Jashtëm të G20-s diskutuan sot heqjen e disa kufizimeve të udhëtimit dhe rihapjen e kufijve, të mbyllur për shkak të pandemisë COVID-19, që po mundon ekonominë globale, thanë ata në një deklaratë.

“Ministrat e Jashtëm kanë njohur rëndësinë e hapjes së kufijve, bashkimin e familjeve dhe vendosjen e masave për ta bërë ekonominë të lulëzojë”, shkruhet në deklaratë.

“Rihapja e kufijve, me të gjitha masat e nevojshme paraprake, do të ndihmojë popullatën dhe ekonomitë tona të përparojnë”, tha ministri saudit i Punëve të Jashtme, Princi Faisal ben Farhane, cituar në njoftimin për shtyp.

Në takimin virtual të kryesuar nga Arabia Saudite, ministrat diskutuan, gjithashtu, rëndësinë e bashkërendimit të masave parandaluese në kufij.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, nga ana e tij, u bëri thirrje ministrave të G20-s të rrisin investimet për të mbështetur udhëtimin e sigurt, veçanërisht duke vendosur masa për të forcuar zbulimin dhe gjurmimin e rasteve të COVID-19.

LEXO EDHE:

Bekteshi: Me pakon e katërt të masave përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare do t’i mbështesim qytetarët dhe sektorët më të prekur

BASHKE TV

Bekteshi: Kompania gjermane ‘Franc Kiel’ do të investoj 3,5 milion euro në fabrikën e re për prodhimin e ulëseve të trenave në zonën industriale në Tetovë

BASHKE TV

Ahmeti takoi ambasadorin e Kosovës Gjergj Dedaj

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Publikohet marrëveshja politike dhe ekonomike e arritur në Shtëpinë e Bardhë

BASHKE TV
BASHKË.TV