fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Ganiu: Кrenar me shkollën fillore “Imri Elezi” që na përfaqëson si komunë dhe shtet në programin edukativ evropian Erasmus +

“Mirëprita me shumë kënaqësi mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës fillore “Imri Elezi” që me krenari po përfaqësojnë komunën dhe vendin tonë si shkollë e vetme pjesëmarrëse në programin edukativ evropian Erasmus+.

Përfaqësuesit e shkollës në fjalë, profesorët Jeton Rashiti, Faton Curri, Bunjamin Elezi, sëbashku me nxënësit Anesa Shabani, Muhamed Ibrahimi, Merita Hasani, Edona dhe Endrit Dalipi u përzgjodhën si shkollë partner e shkollave bartëse nga Lituania, Estonia dhe Letonia në projektet: “Ha shëndetshëm, vepro ndërgjegjshëm”, “Bulizmi” dhe “Metodat gjenerative në arsim”.

Aktivitetet e këtij projekti shkolla “Imri Elezi” do ti vazhdojë edhe në periudhën në vazhdim nga muaji Shkurt i vitit 2020 në Rumani, Turqi dhe vende tjera.” – thotë Ganiu

Për më shumë ndiq linkun:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2414220312239956&id=1849034522091874

LEXO EDHE:

Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, prioritet i dy shteteve

BASHKE TV

Nis asfaltimi në Komunën e Dollnenit, Zhitoshë -Llazhan. Memeti premton edhe në komunat tjera shqiptare

BASHKE TV

Zyrtare, dhënja e lejes për përdorim të Teatrit Shqipëtar

BASHKE TV

Mexhiti: Dy deputetët e infektuar me COVID-19 do të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyre onlinë

BASHKE TV

Sylejmani: 1 tetorin 1997 nuk duhet ta nderojnë vetëm ata që e organizuan dhe e udhëhoqën

BASHKE TV

Festim Halili paralajmëron ndërtimin e hekurudhës deri në Aeroportin e Shkupit

BASHKE TV
BASHKË.TV