fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Grubi: BDI është në koalicion me qytetarët, nuk ka kthim prapa nga marrëveshjet e Ohrit dhe Prespës

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare afrohen ndërsa në opinion shtohen dilemat se me cilën parti maqedonase janë më të përafërta partitë shqiptare në Maqedoni të Veriut.

Dputeti i BDI-së Artan Grubi thotë se partia e Ahmetit është në koalicion vetëm me qytetarët. I pyetur nëse BDI-ja do të pranonte të bëj koalicion pas zgjedhorë me VMRO-DPMNE-në, Grubi u përgjigj:

“BDI është në koalicion vetëm me qytetarët dhe punon që t’i fitoj përsëri zgjedhjet sepse në këto 17 vite kur ka fituar BDI, kanë fituar shqiptarët. Ashtu do të mbetet edhe në të ardhmen” tha Grubi

Sipas tij, BDI-ja nuk do të lejonte assesi kthim prapa nga marrëveshjet e arritura, përfshi atë të Ohrit, Prespës dhe për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, marrëveshje për të cilat VMRO-DPMNE-ja është deklaruar disa herë kundër dhe ka ngritur dilema për to.

“Ne kemi thënë që kthim prapa nga marrëveshjet e Ohrit, Prespës dhe fqinjësisë së mirë nuk mundë të ketë dhe ne jemi garantues të përheshmërisë së këtyre përcaktimeve dhe rrugës tonë euroatlantike” përfundoi Grubi

BDI dhe LSDM kohëve të fundit kanë pasur disa mos-marrëveshje brenda koalicionit, të cilat filluan nga zavendësimi i kuadrove të BDI-së me ata të LSDM-së, ndërsa u ashpërsuan në konkulzat e fundit të Komisionit të Venedikut për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ditëve të fundit është mjaftë aktuale edhe tema e ndryshimeve të propozuara nga Zaev për Kodin Zgjedhor, që kundërshtohet ashpër nga BDI-ja. Sipas deputetit Grubi, me një njësi zgjedhore, shqiptarët humbin një numër të konsiderueshëm të deputetëve. Për të bllokuar këtë ligj, BDI ka deponuar mijëra amendamente në Parlament.

LEXO EDHE:

BDI: Opozita braktisi bashkimin dhe ndarjen e përgjegjësive dhe po rrënon pozitat negociuese

BASHKE TV

Nuk do mund të mbuloni gjurmët e dështimeve tuaja

BASHKE TV

BDI – LSDM: Konfirmuam parimet e koalicionit qeverisës

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Agjencia për Zbatimin e Gjuhës, Sela: Po u dalim në ndihmë të institucioneve

BASHKE TV

Komunikatë e përbashkët nga takimi Ahmeti – Zaevin

BASHKE TV
BASHKË.TV