fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Grubi kërkon veting për të gjithë gjykatësit, prokurorët dhe politikanët

Deputeti dhe Sekretari Organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, duke reaguar për zhvillimet në rastin Reket ka thënë që Vetingu është zgjidhje e situatës kritike në gjyqësor, por edhe ka përshëndetur faktin që partitë opozitare shqiptare po i bashkangjiten BDI-së duke përqafuar politikën programore të BDI për drejtësi joselektive dhe veting.

“Ne e denoncuam drejtësinë selektive dhe ofruam instrumentin e vetingut për gjykatësit, prokurorët dhe politikanët për ta luftuar këtë selektivitet të porositur me tendencë politiko-koruptive.

Qytetarët e pranuan dhe e përshëndetën këtë shtyllë tonën programore me bindjen që ne do t’ia dalim, ndërsa dita ditës edhe partitë opozitare po e përqafojnë dhe e vënë në përdorim narativin, politikat tona.” shkruan Grubi në Facebook.

Për më shumë ndiq linkun:

Ne e denoncuam drejtësinë selektive dhe ofruam instrumentin e vetingut për gjykatësit, prokurorët dhe politikanët për ta…

Publiée par Artan Grubi sur Mercredi 21 août 2019

LEXO EDHE:

Grubi në SHBA takon Senatorin Ron Johnson nga komisioni për politikë të jashtme në Senatin Amerikan

BASHKE TV

Mbahet Kuvendi zgjedhor i FR-BDI – së dega Haraçinë!

BASHKE TV

Tronditet sërish Tirana, tërmeti i dytë shkund kryeqytetin

BASHKE TV

Filloi aksioni vjeshtor për pastrim të përgjithshëm në Komunat e Shkupit

BASHKE TV

Çfarë duhet të hash pas lënies së duhanit; ushqimet që pastrojnë organizmin

BASHKE TV

Si mund t’jua shpëtojë jetën tifozllëku i sportit

BASHKE TV
BASHKË.TV