fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Grubi: Të gjitha kërkesat e BDI-së për gjuhën dhe badinterin u përfshinë në ligjet për prokurorinë

Deputeti nga radhë te BDI-së, Artan Grubi në konferencë për shtyp deklaroi se me Ligjin e ri për Prokurori Publike janë përfshirë të gjitha kërkesat e partisë së tij.

“Të gjitha kërkesat e BDI-së janë përfshirë në dy tekstet e ligjeve. Arritëm të vendosim Bandeter në zgjedhjen e gjithë prokurorëve publikë në Prokurorinë për Hetimit të Krimit dhe Korrupsionit, arritëm të vendosim përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha procedurat në Prokurorinë Publike dhe në Këshillin për Prokurorë Publikë, në pajtueshmëri me rregullat nga Ligji për përdorimin e gjuhëve, si dhe në uljen e kritereve për zgjedhjen e prokurorëve, ku do të sigurohet edhe përfaqësimi i barabartë i shqiptarëve dhe bashkësive tjera në Prokurori Publike”, tha deputeti Grubi

Komisioni për Çështje Evropiane e përfundoi debatin dy ditor ku në rend dite ishin Ligji për Prokurori Publike dhe Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë.

“Komisioni për Çështje Evropiane në kohë rekord përfundoi debatin pa pranuar asnjë amendament. Tani të dy ligjet ndodhet në duart e kryetarit të Kuvendit, i cili pasi të vërtetojë se kemi shumicën prej dy të tretave, e që besoj se e kemi, do ta vendosë për votim. kemi edhe ligje tjera të cilat shpresoj se do të votohen”, tha Grubi.

Ai thotë se tashmë kanë shumicën prej dy të tretave nëse merret parasysh zhvillimi i debatit në komision. Ai shpreson se me ligjet që do të miratohen deri në shpërndarjen e Kuvendit do të jenë argumente të mjaftueshme që të nisen bisedimet për anëtarësim në BE.

LEXO EDHE:

Hisen Xhemaili: Lëshohet në përdorim teleferiku në Kodrën e Diellit

BASHKE TV

BDI: Mundësi të barabarta, mbi 40 përqind gra në organet partiake dhe ato përfaqësuese

BASHKE TV

Në Çair po punohet, tribuna e re e stadionit të K.F.” Shkupi” , po merr pamje! 

BASHKE TV

BE diskuton metodologjinë e zgjerimit

BASHKE TV

Bekteshi: Sot lëshuam në përdorim teleferikun me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit

BASHKE TV

Në Kodrën e Diellit prej sot në përdorim teleferiku i ri me gjashtë ulëse

BASHKE TV
BASHKË.TV