fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Han: Maqedonia e Veriut meriton t’i fillojë negociatat me BE-në

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë hapje të negociatave për anëtarësim në BE, thotë në një intervistë për gazetën malazeze “Vijesti” eurokomisari Johanes Han, i cili së shpejti e braktis dikasterin e zgjerimit dhe politikës së fqinjësisë së mirë në KE.

Maqedonia e Veriut, konsideron Han, ka bërë avancim të konsiderueshëm, ndërsa më i rëndësishëm është nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës dhe zgjidhja e kontestit me Greqinë.

“Marrëveshja e Prespës me të cilën iu dha fund kontestit shumë vjeçar për emrin është diçka që duhet të përfshihet në librat e historisë. Kur e mora funksionin, shteti ishte në krizë politike, zgjidhja e të cilës kërkonte vite dhe shumë udhëtime në Shkup. Filluam me deklaratë se nuk do të ketë zgjerim të BE-së, ndërsa tani pesë vite më vonë kemi vendosur rrugë reale dhe të gjallë evropiane për Ballkanin Perëndimor”, thotë eurokomisari Han në intervistë.

BE-ja, shton Han, do të vazhdojë të angazhohet për integrim evropian të rajonin, jo për shkak të njeriut që do ta udhëheq dikasterin për zgjerim , por për shkak të interesit të qartë të Bashkimit Evropian.

Johanes Han do të mbetet eurokomisar edhe në përbërjen e re të KE-së, por do të obligohet për buxhet dhe administratë. Dikasterin zgjerim dhe politikë të fqinjësisë së mirë duhet ta marrë ministri i deritanishëm i Drejtësisë së Hungarisë Laslo Troshani.

LEXO EDHE:

Grubi në SHBA takon Senatorin Ron Johnson nga komisioni për politikë të jashtme në Senatin Amerikan

BASHKE TV

Mbahet Kuvendi zgjedhor i FR-BDI – së dega Haraçinë!

BASHKE TV

Tronditet sërish Tirana, tërmeti i dytë shkund kryeqytetin

BASHKE TV

Filloi aksioni vjeshtor për pastrim të përgjithshëm në Komunat e Shkupit

BASHKE TV

Çfarë duhet të hash pas lënies së duhanit; ushqimet që pastrojnë organizmin

BASHKE TV

Si mund t’jua shpëtojë jetën tifozllëku i sportit

BASHKE TV
BASHKË.TV