fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Informatë nga Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës – COVID19

Tetovë, 27 prill 2020 – Sot Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës mbajti mledhjen e 9-të me rradhë, ku nga institucionet kompetente u raportua me sa vijon:

Më 27.04.2020 ne Tetovë dhe komunat përreth deri më tani janë regjistruar edhe 2 raste të reja me COVID19, me çka numri i përgjithsëm i të infektuarve është 74. Gjithashtu nga ky numër deri më sot janë shëruar 24 persona kurse 4 kanë ndërruar jetë.

Sipas komunave ky numër është si vijon:
-Komuna e Tetovës 29 (2 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Bogovines 26 (1 ka ndërruar jetë)
-Komuna e Tearcës 5
-Komuna e Bërvenicës 6 (1 ka ndërruar jetë)
-Komuna e Jegunovcës 4
-dhe Komuna Zhelinës 4 të infektuar.

Duam ta theksojmë faktin se në komunën e Tetovës janë identifikuar edhe 5 burime apo CLUSTER-a të ri të infeksionjit me COVID19, andaj është shumë e rëndësishme që qytetarët të jenë shumë të kudesshëm dhe të respektojnë masat dhe rekomandimet e organeve kompetente shëndetësore.

Apelojmë deri tek të gjithë qytetarët që të ndjekin mënyrën formale të trajtimit mjekësor, repsketivisht në rast nevoje të respektojnë protokolin shëndetësor duke u paraqitur tek mjekët amë dhe tek institucionet kompentente shëndetësore.

SPB Tetovë informoi se gjatë fundjavës që shkoi, ora policore kryesisht është respketuar me përjashtime të vogla, nga ana e qytetarëve të komunës së Tetovës. Në izolim me vendim në komunën e Tetovës janë gjithsej 137 persona, në vetizolim 141, kurse në karantinë shtetërore në Kodrën e Diellit gjenden 3 persona.

Gjithashtu u informuam se përpara bankave në komunën e Tetovës respektohen masat e mbajtjes së rendit dhe distancës fizike, kurse bankat poashtu prej sot kanë filluar edhe me pagesën e pensioneve sipas kategorizimit në bazë të vlerës së tyre sipas modelin në vazhdim:

  • Sot, 27 prill – bëhet pagesave e pensioneve deri në 11.000 denarë;
  • të martën, 28 prill – pensionet nga 11.001 denarë deri në 14.000 denarë;
  • të mërkurën, 29 prill – pensionet nga 14.001 denarë deri në 18.000 denarë;
  • dhe të të enjten me 30 prill – pensionet mbi 18.000 denarë.
    Poashtu duam të informojmë qytetarët se Qeveria e RMV I është përgjigjur pouitivisht kërkesës së Shtabit të Krizës pranë komunës së Tetovës dhe kemi pranuar donacion prej 30.000 maskave mbrojtëse të cilat ditëve në vauhdim do të shpërndahen derë më derë deri tek shtëpitë e qytetarëve, kurse një pjesë e vogël e tyre do të ndahen edhe për punonjësit e NPK Tetova dhe Njësinë Teritoriale Kundër Zjarrit, të cilët kryejnë punë ditore rreth dezinfektimit të rrugëve si dhe mbajtjes së higjienës publike në Komunën e Tetovës.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4078260228881499&id=343207362386823

LEXO EDHE:

Bekim Jashari selam opozitës shqiptare: Mos ma keqpërdorni emrin me të pavërteta! (FOTO)

BASHKE TV

Bushati: Shqiptarët gati ti drejtojnë institucionet e Maqedonisë së veriut

BASHKE TV

Ganiu: Krijojmë vende të reja për prakim me kapacitet prej 170 vendeve

BASHKE TV

Ganiu: Asfaltohen 3500m2 rrugë, në lagjen Saat Kullë

BASHKE TV

Shilegov dhe Dushko, nuk rrespektojnë heshtjen zgjedhore dhe bëjnë presion ( Foto)

BASHKE TV

EKSLUZIVE: Naser Ziberi nuk është pozitiv në COVID-19

BASHKE TV
BASHKË.TV