fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Instagrami do t’ju ndalojë përdorimin personave të rinj në moshë

Më në fund, Instagrami ka vendosur që t’jua ndalojë përdorimin të rinjve, që janë nën moshë e duhur.

Duke filluar nga sot, shfrytëzuesit duhet të tregojnë datën dhe vitin e lindjes, derisa hyrja dhe përdorimi iu lejohet vetëm atyre që janë mbi 13 vjeçar.

Kjo nuk pritet t’ju kërkohet edhe të rriturve, por ka mundësi që të bëhet pyetja lidhur me moshën, së paku një herë dhe të mos përsëritet më.

Për dallim nga Facebook dhe disa rrjete sociale, Instagram nuk e ka pasur si pjesë të regjistrimit edhe verifikimin e moshës.

Gjatë kalimit të kohës, kjo platformë që është shumë e ndjekur nga të rinjtë, është mbushur edhe më shumë nga ndjekës të rinj dhe shumë fëmijë.

Ky veprim vjen disa ditë, pasi Instagram u kritikua ashpër, për lejimin e fëmijëve që të përdorin këtë platformë të shpërndarjes së imazheve.

Të gjithë përdoruesve që kanë edhe llogari në Facebook, Instagrami do t’ju merr edhe datën e lindjes, por që nuk do ta shfaq në profil.

Nëpërmjet këtij veprimi, Instagram po hedhë hapat e para për ndalimin e të rinjve në Instagram, derisa t’i lejohet që të bëjë identifikimin e fytyrave nëpërmjet letërnjoftimeve zyrtare.

LEXO EDHE:

Ministri Nuhiu: Institucionalizojmë në aspektin strukturor organizativ edhe gjuhën shqipe në MPB!

BASHKE TV

Zyrtari Amerikan Metju Pallmer thotë: Zgjedhjet ishin të suksesshme dhe demokratike

BASHKE TV

MMJPH: Monomeri i vinil klorurit do të derdhet dhe transportohet

BASHKE TV

Ziadin Sela si Amdi Bajrami

BASHKE TV

Osmani: Lajmet e sotme nuk burojnë nga BDI

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV
BASHKË.TV