fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Intervistë: Duka: Vij me koncept të ri, prioritet uji i pijshëm dhe pastërtia ekologjike

Edhe pak ditë na ndajnë nga kryetari i ri i qytetit arbëror Dibër. Në 21 prill qytetarët dibranë do votojnë për presidentin e ardhshëm, por edhe për kryetarin e tyre. Në garë janë dy doktorë të nderuar të qytetit z.Hekuran Duka (BDI) dhe z.Arben Agolli (ASH). Në vijim keni një intervistë me kandidatin e BDI, Hekuran Duka, të dhënë ekskluzivisht për foldrejt.com.

Pse kandidoni për kryetar të Dibrës?

Kandidoj se Dibra meriton të vazhdojë të menaxhohet nga njerez te cilet kane kapacitet moral dhe perkrahje te gjere nga te gjitha strukturat te cilat jane te interesuar qe Dibra te jetë një qytet europian.

Ku dallon z.Hekuran si doktor dhe politikan?

Në parim nuk ndryshon, sepse Hekurani gjatë karrieres dhe jetës së tij ka deshmuar se eshte i moralshem, i ndershem, me qellim te mire, transparent, energjik dhe me ide dhe koncept të ri në menaxhim. Ndryshon vetëm se puna, të cilen duhet ta bej. Në rastin e parë është profesion, kurse e dyta është funksion.

Nëse do fitoni zgjedhjet, cilat janë projektet e para që do i realizoni brenda 100 ditëshit të parë?

Do mundohem që të fus nën kontroll deponinë e qytetit, shënimi i vendparkimeve në vendet e duhura në qytet, aksione ekologjike dhe pastaj fillimi zgjidhjes se problemit të ujit të pijshëm, problemi me qentë endacak, riparimi, konstruimi dhe ndertimi i rrugeve. Pastaj paralelisht edhe premtimet të tjera që janë paraparë me programin zgjedhor.

Cilat janë projektet tuaja për të zhvilluar turizmin në Dibër?

Zhvillimi i turizmit liqenor, turizmit malor me agrobiznes, turizmi banjor etj.

Në fund, pas 21 prillit si do jenë marrëdhëniet tuaja me z.Arben Agolli?

Marrëdhëniet me kundërkandidatin tim janë të mira, kurse pas zgjedhjeve do të jenë edhe më të mira. Ne jemi kolegë dhe miq. Ndryshimi është se une me programin tim zgjedhor ofroj më shumë siguri dhe besim për Dibrën. Votuesit vendosin.

LEXO EDHE:

Izet Mexhiti: Prej sot rruga Jadranska Magistralla e njohur edhe si Kaçaniçki Pat, riemërtohet në rruga Hasan Prishtina!

BASHKE TV

Pyetje deputetësh/ Mexhiti: Ja 3 pyetjet e mia që ia parashtrova ekzekutivit të BDI-së

BASHKE TV

Bekim Rexhepi: Përfundoi ekspropriimi i pronave në autostradën Shkup-Bllacë

BASHKE TV

ALI AHMETI DHE HYDAJET HYSENI DY SEKRETARËT ORGANIZATIV MË TË MËDHENJ TË LËVIZJES

BASHKE TV

ALI AHMETI DOCTOR HONORIS CAUSA I UNIVERSITETIT TË TETOVËS

BASHKE TV

ALI AHMETI FIGURË UNIKALE E KOMBIT

BASHKE TV
BASHKË.TV