fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Ish-ushtarët me porosi për Selën: Mos e përmend UÇK-në (FOTO)

“Falë BDI-së, branitellat dhe fëmijët e tyre i gëzojnë të gjitha ndihmat e shtetit ndihma sociale madje edhe shkollim falas në universitet shqiptare, ndërsa fëmijët e ushtarëve të UÇK duke pritur sot janë bërë burra dhe jo që nuk janë shkolluat falas, ata dhe prindërit e tyre nuk e kanë një vend pune”. Ka mjaftuar kjo deklaratë e kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela në një takim me Degën e Tetovës, që të nxit ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Komente të shumta kanë ardhur nga të gjitha vendbanimet shqiptare, derisa ish-ushtarët e UÇK-së e kanë paralajmëruar Selën të mos bëj politikë me emblemën e shtrenjtë të UÇK-së.

“O Selo, tri luftra ne trojet tona u banen, ke mujt ty dhe do funkcionar tu qe jan bo miljonera keni mujt me tregu veten po ju veq per hajni e per marketing e permendi UÇK e ju lutna na leni rahat e thene qafen ju qe keni pi kafe me shkit ne kohen e duhur se ka plot politikan si ty dhe do derejtora e pak djem ka te kombit e juve kur dojm ju zavendsojm e djem e UÇK jan te pa zavendueshum…”, shkruan një ish ushtarë i UÇK-së.

Gjithë këto vite në politikë dhe asnjë familje dëshmori apo invalidi nuk e vizitove, shkruan një ushtarë tjetër.
“Ti je personi i fundit qe duhet t folesh per uçk ose ma sakt nuk ke t drejt fare t flasesh per uçk. Ti as e kupton se qka esht uçk-ja. Ti ne kohen e uçks lujshe koshark me mendu thaqin.. prandaj ske t drejt t permesesh emer uçk”, vijon një tjetër.

“Mos fol per uck ti se kur ke qen ne pdsh e din mir se cka keni then per uck(qeni kec ta bije ujkun ke dera) ka kush folen per uck”.

LEXO EDHE:

Në Dibër zvogëlohet numri i personave të izoluar

BASHKE TV

Ministri Ademi: Arsimi online është zgjidhje sistematike dhe ka mekanizma për kontrollimin e shkollave

BASHKE TV

Bekim Jashari bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Rezallë

BASHKE TV

Kosovë, 21 vjet nga masakra e Rrezallës

BASHKE TV

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Reduktim drastik i ndotjes së ajrit në Europë

BASHKE TV
BASHKË.TV