fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

“Jetimat e Ballkanit” në 10 vjetorin e punës së tyre dhurojnë 128 shtëpi, i pranishëm Lideri Ali Ahmeti

Në një dekadë punë të shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në një ngjarje krejt speciale, sot me fillim prej orës 13:00, u dhuruan çelësat për 128 familje në nevojë, nga të gjitha trevat shqiptare.

Ngjarja u mbajt në sallën “Sezai Surroi”, në Prizren, në një atmosferë festive, ku morrën pjesë numër i madh i personaliteteve nga jeta publike dhe artistike shqiptare, e shoqëruar me një program argëtues. Prezent në këtë eveniment tejet special për kryetarin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ishin dhe kryetar të partive nga Kosova, Kadri Veseli si dhe Lideri i shqiptarëve të RMV-së, z. Ali Ahmeti./transmeton, Bashkë.tv

Ngjarja ishte paraparë të ndodhë me 28 nëntor, në nder të Ditës së Flamurit, por tragjedia në Shqipëri kishte bërë që ky event të shtyhet për më vonë.

Ndryshe, “Jetimat e Ballkanit”, llogaritet njëra nga iniciativat më të mëdha humanitare në trojet shqiptare, e cila ka bërë deri më tani rreth 800 familje me kulm mbi kokë, duke arritur të fitojë besimin e donatorëve shqiptarë anë e kënd botës./bashkë.tv

LEXO EDHE:

Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, prioritet i dy shteteve

BASHKE TV

Nis asfaltimi në Komunën e Dollnenit, Zhitoshë -Llazhan. Memeti premton edhe në komunat tjera shqiptare

BASHKE TV

Zyrtare, dhënja e lejes për përdorim të Teatrit Shqipëtar

BASHKE TV

Mexhiti: Dy deputetët e infektuar me COVID-19 do të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyre onlinë

BASHKE TV

Sylejmani: 1 tetorin 1997 nuk duhet ta nderojnë vetëm ata që e organizuan dhe e udhëhoqën

BASHKE TV

Festim Halili paralajmëron ndërtimin e hekurudhës deri në Aeroportin e Shkupit

BASHKE TV
BASHKË.TV