fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Kam amanet nga babai, mos votoj kurrë parti maqedone

Urim Salihu

Zaevi e përmendi një amanet. Por edhe ne kemi amanetet tona që ta dijnë edhe politikanët shqiptarë. Babai ma la një të tillë amanet: Që parti maqedonase mos votoj kurrë. Unë do ta respektoj deri sa t’i mbylli sytë sepse gjithë vuajtjet e mia dhe familjes sime, por edhe shumë shqiptarëve lidhen direkt prej maqedonasve.

Ata na morrën çdo gjë dhe nuk na dhanë asgjë. Edhe si student isha i rrethuar në ligjerata nga policë të regjimit maqedonas, atë kohë të LSDM së.Brenda klasave mësoja të ardhmen, lirinë,ëndrrën e së nesërmes.Jashta ishte terrori. Iku ai regjim më vonë dhe erdhi një tjetër po aq i tmerrshëm. Dhe pastaj një tjetër, e një tjetër.

Ta dijë Aliu, Zijadini, Bilalli, Menduhi e Afrimi që votë maqedonasit nuk i jap. Fëmija im nuk do ta ketë amanet nga unë për asgjë sepse mbase do vijnë kohë tjera. Por unë amanetin e tim eti do ta mbaj dhe kushdo qoftë parti që do bëni pakt me LSDM a VMRO, mos kërkoni votën time.Unë shkel fjalën e babait tim dhe fjala e tij është ligj, jo fjala e liderëve dhe militantëve të terrenit.” – Saliu

LEXO EDHE:

Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, prioritet i dy shteteve

BASHKE TV

Nis asfaltimi në Komunën e Dollnenit, Zhitoshë -Llazhan. Memeti premton edhe në komunat tjera shqiptare

BASHKE TV

Zyrtare, dhënja e lejes për përdorim të Teatrit Shqipëtar

BASHKE TV

Mexhiti: Dy deputetët e infektuar me COVID-19 do të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyre onlinë

BASHKE TV

Sylejmani: 1 tetorin 1997 nuk duhet ta nderojnë vetëm ata që e organizuan dhe e udhëhoqën

BASHKE TV

Festim Halili paralajmëron ndërtimin e hekurudhës deri në Aeroportin e Shkupit

BASHKE TV
BASHKË.TV