fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Komuna Çair promovon çiklizmin si aktivitet i dobishëm sportiv për shëndetin

“Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu bashkë me Ambasadorin e Holandës, shkëlqesinë e tij z. Wouter Plomp, në mesin e qytetarëve adhurues të çiklizmit, realizuan një xhiro me biçikleta me qëllim që të promovojnë çiklizmin si aktivitet i dobishëm sportiv për shëndetin, ndër mekanizmat më efikas për qarkullim rrugëve të qytetit dhe për ruajtjen e pastërtisë së ajrit. Poashtu, me këtë aktivitet synohet të promovohet bashkëpunimi ndërnjerëzor, toleranca, bashkëjetesa paqësore dhe kohezioni social.

Ky aktivitet rekreativ u realizua si pjesë e projektit për “Fuqizimin e qëndrueshmërise të komuniteteve lokale kundër ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni”, nën organizimin e Komunës së Çairit dhe organizatës Center for Common Ground, dhe me përkrahjen e Ambasadës së Holandës dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe. Pas krijimit të korsive të para për biçikleta, Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar që të krijojë infrastrukturë adeakuate edhe përgjatë rrugëve tjera.” – shprehen nga zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna Çair

Për më shumë ndiq linkun:

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu bashkë me Ambasadorin e Holandës, shkëlqesinë e tij z. Wouter Plomp, në mesin…

Publiée par Komuna Çair-Municipality of Cair-Општина Чаир sur Mardi 25 juin 2019

LEXO EDHE:

Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, prioritet i dy shteteve

BASHKE TV

Nis asfaltimi në Komunën e Dollnenit, Zhitoshë -Llazhan. Memeti premton edhe në komunat tjera shqiptare

BASHKE TV

Zyrtare, dhënja e lejes për përdorim të Teatrit Shqipëtar

BASHKE TV

Mexhiti: Dy deputetët e infektuar me COVID-19 do të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyre onlinë

BASHKE TV

Sylejmani: 1 tetorin 1997 nuk duhet ta nderojnë vetëm ata që e organizuan dhe e udhëhoqën

BASHKE TV

Festim Halili paralajmëron ndërtimin e hekurudhës deri në Aeroportin e Shkupit

BASHKE TV
BASHKË.TV