fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Kryeministri britanik: Nuk e gënjeva Mbretëreshën Elizabetë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka mohuar se e ka gënjyer Mbretëreshën Elizabetë gjatë këshillvet që i dha asaj, lidhur me pezullimin pesë-javor të parlamentit.

Kryeministri i bëri deklaratat pasi Gjykata më e lartë civile skoceze vendosi të mërkurën, se mbyllja e parlamentit ishte e paligjshme.

I pyetur nëse e kishte gënjyer Mbretëreshën Elizabetë në lidhje me arsyet e tij të pezullimit, ai u përgjigj: “absolutisht jo”.

Kompetencat për të pezulluar punën e parlamentit i përkasin Mbretëreshës, e cila vepron sipas këshillës së kryeministrit.

Pezullimi aktual pesë-javor filloi në orët e para të së martës, dhe deputetët nuk do t’i kthehen seancave deri më 14 tetor.

Vendimi për pezullim të punës së parlamentit ka ardhur teksa Britania ka 31 tetorin datë për largim nga Bashkimi Evropian.

Ligjvënësit britanikë i kanë kërkuar Johnsonit që t’i kërkojë BE-së shtyrje të datës për Brexit, nëse nuk miratohet ndonjë marrëveshje për kushtet e divorcit deri në fund të muajit tetor.

 

 

LEXO EDHE:

Grubi në SHBA takon Senatorin Ron Johnson nga komisioni për politikë të jashtme në Senatin Amerikan

BASHKE TV

Mbahet Kuvendi zgjedhor i FR-BDI – së dega Haraçinë!

BASHKE TV

Tronditet sërish Tirana, tërmeti i dytë shkund kryeqytetin

BASHKE TV

Filloi aksioni vjeshtor për pastrim të përgjithshëm në Komunat e Shkupit

BASHKE TV

Çfarë duhet të hash pas lënies së duhanit; ushqimet që pastrojnë organizmin

BASHKE TV

Si mund t’jua shpëtojë jetën tifozllëku i sportit

BASHKE TV
BASHKË.TV