fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Kurban Bajrami/ NP ”Higjiena Komunale” pastroi të gjitha xhamitë në Shkup, vendosi enë speciale për hedhjen e mbetjeve organike (FOTO)

NP Higjiena Komunale-Shkup edhe këtë vit në prag të festës së Kurban Bajramit bëri larjen e të gjitha xhamive në territorin e qytetit të Shkupit. Hedhja e mbetjeve të kurbanit gjatë festës së Kurban Bajramit është një problem i cili paraqitet pothuajse çdo vit.

Për këtë qëllim në prag të festës, Myftinia e Shkupit në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Higjiena Komunale kanë caktuar pikat e grumbullimittë mbetjeve të kurbanëve nëpër gjitha rajonet e qytetit të Shkupit.
Drejtori i “Higjienës Komunale”, Abdulsamed Shabani, tha se qëllimi i këtij aksioni është se jemi në një kohë pandemie dhe duhet të jemi më të kujdesshëm për shëndetin, por edhe për ruajtjen e ambientit.
Nëpërmjet enëve të tilla ekipet e ndërmarrjes publike do të munden me kohë mbledhjen dhe transportimin e mbetjeve organike, për të shmangur përhapjen eventuale të sëmundjeve ngjitëse dhe kundërmimin e pakëndshëm.
Këtë vit janë vendosur 17 kontejnerë të posaçëm në më shumë lokalitete në komunat Çair, Butel, Gazi Babë, Shuto Orizare dhe Saraj.
“Kemi vendosur që në bashkëpunim me muftininë e Shkupit në disa komuna dhe disa lokacione brenda qytetit të Shkupit të vendosim enë speciale për mbetjet organike të cilat do të jenë si rezultat i therjeve të kurbaneve me të vetmin qëllim dhe apel deri tek të gjithë qytetarët, që ta ruajmë shëndetin para së gjithash, pastaj edhe ambientin dhe vendin ku jetojmë.”,- u shpreh drejtori i NP “Higjiena Komunale”, Abdulsamet Shabani.

Në konferencën për shtyp mori pjesë edhe Myftiu i Shkupit, Kenan Ismaili, i cili u bëri thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë mbetjen organike mos ta hedhin në sipërfaqe publike, kështu duke dhënë kontribut në mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të afërmeve të tyre.

LISTA E LOKALITETEVE KU DO TË VENDOSEN ENËT PËR HEDHJEN E MBETJES ORGANIKE:

1.      Shuto Orizare –  3 Kontejnerë

(stacioni i fundit i autobusit nr.19Marketi Harbin,  në afërsi të nënkalimit)

2.     Butel  – Kontejnerë

(në afërsi të xhamisë Fetah Efendi Xhamia Bedër- Butel 1)

3.     Gazi Babë   2 Kontejnerë

(Xhamia HasanbnegStadiumi Gazi Babë)

4.     Çair    4  Kontejnerë

(ish-lokaliteti i NPHKSHnë afërsi të restorantit FA-FAXhamia e Re në Çairnë afërsi të Teqes në Dyqangjik)

5.     Saraj –  5  Kontejnerë

(Komuna e vjetër -SarajMedreseja Isa Beu – Kondovëf. Sfillare afër varrezaveNerezi i Poshtëm)

6.     Ish-selia e Myftinisë së Shkupit- Kalaja 

LEXO EDHE:

Demokratizimi VS Nacionalizmi: Çfarë humb dhe çfarë fiton Shkupi nga një “Kryeministër shqiptar”

BASHKE TV

Champions dhe Europa League “flasin shqip”, Drita e Xhaka në fush

BASHKE TV

BE-ja miratoi Memorandumin për Mirëkuptim, 160 milion euro për Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Apple i kërkon aplikacionit me receta gatimi të heqë dardhën nga logoja

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Takohet sërish Ahmeti dhe Zaev, Ahmeti: Do të krijohet shumica (VIDEO)

BASHKE TV
BASHKË.TV