fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Kuvendi para kohe do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim në NATO

Qeveria në seancën e saj të rregullt të mbajtur të shtunën e konfirmoi tekstin e Propozim-ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike, të nënshkruar në Uashington më 4 prill të vitit 1949 dhe paralajmëroi se do ta dorëzojë në miratim deri tek Kuvendi, me çka hapet rruga për ratifikim të përkohshëm të Protokollit për anëtarësim të vendit në NATO nga ana e deputetëve para shpërbërjes së përbërjes së tanishme të deputetëve.

“Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike të vendit tonë me NATO-n, e cila do të jepet në miratim në Kuvendin e RMV-së, parashikohet të hyjë në fuqi me ditën e publikimit në ‘Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut’ pas çka do të deponohet në Uashington, pasi Spanja do ta ratifikojë Protokollin për inkuadrimin e vendit tonë në anëtarësimin e plotfuqishëm në Aleancë”, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.
Kuvendi, në pajtim me marrëveshjen për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duhet të shpërbëhet më 11 shkurt, ndërsa tani për tani është e pasigurt nëse deri atëherë Spanja do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim në Parlamentin e saj, sepse në vend ende nuk ka marrëveshje për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të nëntorit.

Në margjinat e Samitit të NATO-s në Londër, që u mbajt në fillim të muajit, kryeministri Zoran Zaev pati takim me kolegun e tij spanjoll Pedro Sançez, nga i cili mori premtim se Spanja shumë shpejtë do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e vendit në Aleancë, pas çka gjatë muajit të ardhshëm do ta depononte ratifikimin në Uashington. Spanja është e fundit nga anëtaret e NATO-s, e cila duhet ta ratifikojë Protokollin.

LEXO EDHE:

Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, prioritet i dy shteteve

BASHKE TV

Nis asfaltimi në Komunën e Dollnenit, Zhitoshë -Llazhan. Memeti premton edhe në komunat tjera shqiptare

BASHKE TV

Zyrtare, dhënja e lejes për përdorim të Teatrit Shqipëtar

BASHKE TV

Mexhiti: Dy deputetët e infektuar me COVID-19 do të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyre onlinë

BASHKE TV

Sylejmani: 1 tetorin 1997 nuk duhet ta nderojnë vetëm ata që e organizuan dhe e udhëhoqën

BASHKE TV

Festim Halili paralajmëron ndërtimin e hekurudhës deri në Aeroportin e Shkupit

BASHKE TV
BASHKË.TV