fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Largimi i Altrim Mahmutit nga ASH-ja! Bexheti: E ka bërë për interesa personale! Mamuti: Kjo është gënjeshtër!

Largimi i Altrim Mamutit nga Aleanca për Shqiptarët, i cili ishte kryetar dege në Tetovë ngjalli debat në opinion. Zëdhënësi i kësaj partie Flakron Bexheti në Click Plus tha se vendimi i Mamutit ka qenë i bazuar në interesa personale dhe se ai ka ikur i vetëm nga partia, duke mos marrë askënd pas vete.

“Ka qenë largimi i tij i vetëm dhe se nuk e përkrahën as një kryetar i nëndegëve dhe as kryesia e degës dhe aspak nuk e shohim si shqetësim, madje mund të them se e falënderojmë për angazhimin e tij”, tha Flakron Bexheti.

I kontaktuar nga TV21, Mamuti hodhi poshtë pohimet e Bexhetit, madje e akuzoi se ai disa ka ndërruar ngjyrat e partisë.

“Pash një tendencë për të minimizuar që gjoja se jam larguar i vetëm dhe për interesa personale , që realisht unë më parë nuk kam qenë pjesë e asnjë subjekti politik. Ndërsa zëdhënësi, Tetova e di dhe gjithë të tjerët e dinë kanë lëvizur në 3 apo 4 parti të ndryshme për të gjetur veten”, tha Altrim Mamuti.

Mamuti thotë se me insistim të liderit të partisë Ziadin Sela, kandidatët për deputetë janë zgjedhur me aklamacion.

“Ne kemi votuar me aklamacion me insistim të kryetarit të partisë me arsyetimin që të mos ketë përçarje dhe më vonë nuk ndodhur”, tha Altrim Mamuti.

Por mbrëmë në Click Plus Bexheti e mohoi një gjë të tillë duke thënë se është respektuar parimi Një anëtar një votë.

LEXO EDHE:

MMJPH: Të ruajmë biodiversitetin dhe ekosistemet natyrore në mënyrë që ata të na mbrojnë neve

BASHKE TV

Taravari e mbron Mickovskin

BASHKE TV

Maqedonasit lavdërojnë Taravarin pasi i ofendoi shqiptarët: ”Браво Таравари”

BASHKE TV

MBPEU: Bujqëve, të cilëve u është dhënë leje lëvizjeje me vulën “e përhershme” vazhdojnë të vlejnë edhe për këtë fundjavë të vazhduar karantine

BASHKE TV

BDI: Respektoni masat, shëndeti në rend të parë

BASHKE TV

BDI – Gostivar dënon ashpër shpifjet e Taravarit që ua bëri pronarëve të lokaleve dhe qytetarëve shqiptarë

BASHKE TV
BASHKË.TV