fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Maqedonia e Veriut ndaloi sot importimin e mishit nga Serbia

Agjencia për Ushqimin dhe Veterinarinë (AUV) në RMV, ndaloi sot importin e mishit të derrit dhe nënprodukteve të tij nga Serbia si edhe importin dhe tranzitin e derrave të butë dhe të egër nga i njëjti vend, pas njoftimeve se atje ishte shfaqur murtaja afrikane.

Drejtori i AUV-it, Zoran Atanasovski deklaroi se në Serbi ka rënë murtaja afrikane e derrit – kjo ka ndodh në rrethin e Beogradit, Mlladenovacit dhe krahinën e Semedervës.

“Situata po përcillet me vëmendje, ndërsa masat parandaluese janë ngritur në nivelin maksimal”, tha ai.

Alarmi për murtajën afrikane të derrave u dha pas informacioneve se në Bullgari numri i këtyre vatrave është rritur.

LEXO EDHE:

Elezi: Fillon loja shpërblyese nga TVSH-ja ime!

BASHKE TV

Në Kodrën e Diellit 15 centimetra borë

BASHKE TV

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Entuziazëm i paparë, bllokohet FB me billbordat e BDI-së

BASHKE TV

BDI, debat mbi dy propozim Rezolutat : “Integrimi konsensual” dhe “Vetingu”

BASHKE TV

Grubi: BDI është në koalicion me qytetarët, nuk ka kthim prapa nga marrëveshjet e Ohrit dhe Prespës

BASHKE TV
BASHKË.TV