fbpx
Bashke.tv
Aktualitet BUJQËSIA LAJME

MBPEU: Bujqëve, të cilëve u është dhënë leje lëvizjeje me vulën “e përhershme” vazhdojnë të vlejnë edhe për këtë fundjavë të vazhduar karantine

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) i njofton bujqit se lëvizja gjatë orës policore do të rregullohet në të njëjtën mënyrë sipas rregullave të përcaktuara më parë.

Ndalim i tërësishëm i lëvizjes për të gjithë qytetarët në të gjitha komunat e Shkupit, Kumanovë, Likovë, Shtip, Karbinc, Tetovë, si dhe Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovc, është vendosur nga sot në ora 21:00 deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit, ndërsa në të gjitha qytetet e tjera të vendit, kufizimi është nga ora 16:00 deri në 5:00 të mëngjesit.

“Bujqit që kanë detyrime pune në zonat e tyre bujqësore në ferma dhe që janë në zonën (vendin e vendbanimit) të fshatit ku ata jetojnë, mund të lëvizin gjatë ndalimit të lëvizjes, ekskluzivisht me qëllim të kryerjes së veprimtarive të punës, pa marrë parasysh lejet e lëvizjes. Bujqit, fushat e të cilëve janë të vendosura jashtë fshatit/qytetit ku ata jetojnë dhe kanë nevojë për të udhëtuar nga një fshat në tjetrin, të udhëtojnë në rrugë rajonale, dhe të kenë detyrime pune të lidhura me prodhimtarinë, duhet të kenë leje për të lëvizur dhe ta mbajnë me vete. Në këtë kontekst, të gjitha lejet e lëvizjes të lëshuara më parë gjatë ndalimit të lëvizjes, të cilat kanë vulën “e përhershme”, vazhdojnë të vlejnë këto ditë nga data 4 deri më datën 8 qershor”, thuhet në kumtesën e MBPEU.

Bujqit që nuk janë të regjistruar në Regjistrin qendror të ndërmarrjeve bujqësore (RQNB), e të cilët duhet të kryejnë veprimtari bujqësore, duhet të njoftojnë Shtabin komunal të krizës në vendbanimin e tyre nëpërmjet telefonit, ku ata do të njoftojnë nevojën për aktivitet të përditshëm bujqësor.

MBPEU nënvizon se Shtabi komunal i krizës nuk do të lëshojë leje lëvizjeje, por vetëm do të regjistrojë bujqit që kanë bërë kërkesë për lëvizje të papenguar për aktivitete bujqësore, e më pas lista e personave do të dorëzohet në njësitë organizative kompetente të policisë (Departamenti, Stacioni, DPB, SPB).

“U bëjmë thirrje bujqve të respektojnë rekomandimet e reja të Qeverisë dhe të përdorin lëvizjen ekskluzivisht për detyrime pune, në mënyrë që të kontribuojnë bashkërisht në menaxhimin e koronavirusit në vendin tonë”, thuhet në kumtesë.

LEXO EDHE:

Tre hapa që duhet t’i ndiqni në vendvotim që mos rrezikoheni nga COVID-19 gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Këto gjëra nuk duhet t’i bëni në vendvotim gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Bekim Jashari selam opozitës shqiptare: Mos ma keqpërdorni emrin me të pavërteta! (FOTO)

BASHKE TV

Bushati: Shqiptarët gati ti drejtojnë institucionet e Maqedonisë së veriut

BASHKE TV

Ganiu: Krijojmë vende të reja për prakim me kapacitet prej 170 vendeve

BASHKE TV
BASHKË.TV