“Sot në takimin me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur Akademike diskutuam shumë çështje në interes të mbarëvajtjes së veprimtarisë shkencore dhe asaj të arsimit të lartë.
Bashkërisht do të punojmë në sjelljen sa më të shpejtë të Marrëveshjes kolektive për arsim të lartë dhe shkencë, stimulimin e punësimeve të kuadrit të ri shkencor nëpër universitete, përkrahje në formimin sa më të shpejte të organeve dhe trupave për sigurimin, vlerësimin, zhvillimin dhe përparimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe çështje të tjera në interes të avancimit të veprimtarisë shkencore-arsimore.
Sindikatat janë partnerë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në rrugëtimin tonë të përbashkët drejtë një të ardhme më të mirë në sferën e arsimit të lartë.” – thotë Ademi
Për më shumë ndiq linkun:
Sot në takimin me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur Akademike diskutuam shumë çështje në interes të mbarëvajtjes së…
Publiée par Arbër Ademi sur Mardi 29 octobre 2019