fbpx
Bashke.tv
LAJME

Ministri Bekteshi: Maqedonia e Veriut pjesë e gazsjellësit TANAP (VIDEO)

Në Turqi u përurua fillimi i punimeve të segmentit të gazsjellësit TANAP, i cili nga Azerbajxhani do të zbresë pranë kufirit me Greqinë dhe do të furnizojë gjithë Evropën me gaz. Maqedonia, e cila do të ketë segmentin e saj gazsjellës pritet të lidhet me gazsjellësin trans-adriatik TAB të Greqisë, për të plotësuar nevojat e saj. Ministri i Ekonomisë Bekteshi si dhe zvkryeministri Angjushev, pjesëmarrës në këtë ceremoni, theksuan rëndësinë e projektit dhe të përfshirjes së Maqedonisë së Veriut në të.

“Si Qeveri e Maqedonisë së Veriut jemi mjaft të interesuar për këtë gazsjellës duke pasur parasysh faktin që nga viti i ardhshëm, në qershor, është parashikuar të vihet në përdorim dhe të lidhet me TAP, ku aktualisht jemi duke punuar përmes ndërmarrjes shtetërore të Resurseve Energjetike të Maqedonisë për të ndërtuar një rrjet ndërlidhës deri në Greqi, ndërsa në të njëjtën kohë, na jep mundësinë të bartim furnizimet e gazit natyror në Maqedoninë e Veriut e cila do të rrisë konkurrencën e vendit tonë, ndërsa në të njëjtën kohë qytetarët tanë dhe industria jonë do të kenë mundësinë për tu furnizuar me gaz më të lirë” – theksoi Bekteshi.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1194187980765886&id=670879986430024

LEXO EDHE:

Elezi: Nga 6-8 dhjetori, panairi “Blej shtëpi, blej banesë “, projekti vazhdon edhe vitin e ardhshëm!

BASHKE TV

Ministri Bekteshi: Politikat ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të japin rezultate

BASHKE TV

Ministri Ademi pjesëmarrës në Simpoziumin për Drejtorë të Shkollave në Budva

BASHKE TV

Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së, Rama: Hap historik

BASHKE TV

Timonie takoi Deharin, diskutohet bashkëpunimi në të ardhmen

BASHKE TV

Ali Ahmeti takon ambasadorin gjerman, Tomas Gerberih: BDI po ripërtërihet

BASHKE TV
BASHKË.TV