fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Ministri Nuredini takon drejtorin e Bankës Gjermane KfW, Z. Rene Esheman

“Me 13 Gusht 2019, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Z. Naser Nuredini, realizoi një takim me drejtorin e Bankës Gjermane KfW, Z. Rene Echeman.

Në takim u diskutua për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tanishëm nga Qeveria e Gjermanisë, si dhe për implementimin e projekteve të vazhdueshme ku KfW Banka merr pjesë si partner.

Në përpjekjet për një zhvillim të mëtejshëm të bashkëpunimit, ministri Nuredini i prezantoi sfidat që janë përpara nesh, veçanërisht në fushën e menaxhimit të mbeturinave (riciklimin), stacionet për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbrojtjen e natyrës në rajonin e Ohrit-Prespës.

Drejtori Esheman e konfirmoi gatishmërinë e tij për të mbështetur zbatimin e veprimtarive të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e kërkesave për anëtarësim në BE për Kapitullin 27, përmes disponueshmërisë së fondeve në dispozicion nga KfW Banka.” – shprehen nga kabineti i Ministrit Nuredini

Për më shumë ndiq linkun:

Takimi zyrtar i ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Z. Naser Nuredini, me drejtorin e Bankës…

Publiée par Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sur Mardi 13 août 2019

LEXO EDHE:

Merkel: Një marrëveshje mbi Brexit është e mundur deri më 31 tetor

BASHKE TV

Fernandes i ofrohet Real Madridit

BASHKE TV

Marrëveshja turke-jugosllave për shpërnguljen e shqiptarëve (2)

BASHKE TV

Anija shqiptare “Oriku” shpëtoi 36 emigrantë ilegalë në Detin Egje

BASHKE TV

Ministri Ademi realizon takim zyrtar me Ambasadoren e SHBA-së, Kejt Bërns

BASHKE TV

Qendra Analitike “Abdilaqim Ademi” organizoi trajnim për hulumtime anketuese dhe krijimin e politikave publike(FOTO)

BASHKE TV
BASHKË.TV