fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria ndajnë mirënjohje për kreun e FFM-së, Muamed Sejdini

Përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Maqedonisë i ndanë mirënjohje kreut të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini, për mbështetjen rreth organizimit të Kupës rajonale në futsal “Kupa e Paqes”.

Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Maqedonisë së Veriut nga data 26 deri me 30 gusht organizuan turneun e 11-të në futsal, që mbahet nën patronatin e Lidhjes ndërkombëtare të sporteve ushtarake (CISM). Në këtë turne morrën pjesë 6 shtete, edhe atë nga Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Slovenia, Serbia, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut, e ku si fitues doli ekipi nga Bosnja e Hercegovina.

Kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini falënderoi përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe armatën e vendit tonë për këtë mirënjohje, duke theksuar se “Shtëpia e Futbollit”, çdoherë do të përkrah ngjarje të këtij karakteri.

LEXO EDHE:

BDI Dega Çair unanimisht propozon Izet Mexhitin për bartës liste në zonën 1

BASHKE TV

Shkup, përfundoi konferenca shkencore për ditën e GJUHËS AMTARE

BASHKE TV

Ish-ushtarët me porosi për Selën: Mos e përmend UÇK-në (FOTO)

BASHKE TV

Ganiu: Gjithmonë në mbështetje të nxënësve dhe studentëve! 

BASHKE TV

Bekteshi: BDI në partneritet vetëm me qytetarët, e pa konkurrencë në spektrin politik shqiptar

BASHKE TV

E PABESUESHME: Në shtëpi ka 1271 telefona të markës “Nokia”, të gjithë funksionojnë (VIDEO)

BASHKE TV
BASHKË.TV