fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Monumenti i natyrës Burimet e Vevçanit me plan të ri menaxhimi

(12.09.2019) “Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, së bashku me ambasadorin e BE-së Samuel Zhbogar, përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së Narine Sahakjan dhe ministrin e Vetëqeverisjes Lokale Goran Mileski, sot ishin për vizitë zyrtare në Vevçan.

Para Këshillit komunal u prezantua dhe u miratua Plani i Menaxhimit të zonës së mbrojtur Burimet e Vevçanit si dhe projekti “Përmirësimi i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura”.
Me këtë vendim, komunës së Vevçanit iu dhanë ingjerencat për të menaxhuar Monumentin e natyrës “Burimet e Vevçanit”, përkatësisht me zonën nga burimet deri në kufirin me Shqipërinë fqinje.

Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian përmes IPA II – Programit sektorial operacional për mjedis jetësor dhe aksion klimatik 2014-2020, ndërsa është zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.” – zyra për informim, Ministria i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Për më shumë ndiq linkun:

Rikthehemi në Shipkovicë me investime konkrete. Me Kryetarin Ahmeti, zv.Kryeministrin Duraku, Ministrin Ademi,…

Publiée par Teuta Arifi sur Jeudi 12 septembre 2019

LEXO EDHE:

BDI Dega Çair unanimisht propozon Izet Mexhitin për bartës liste në zonën 1

BASHKE TV

Shkup, përfundoi konferenca shkencore për ditën e GJUHËS AMTARE

BASHKE TV

Ish-ushtarët me porosi për Selën: Mos e përmend UÇK-në (FOTO)

BASHKE TV

Ganiu: Gjithmonë në mbështetje të nxënësve dhe studentëve! 

BASHKE TV

Bekteshi: BDI në partneritet vetëm me qytetarët, e pa konkurrencë në spektrin politik shqiptar

BASHKE TV

E PABESUESHME: Në shtëpi ka 1271 telefona të markës “Nokia”, të gjithë funksionojnë (VIDEO)

BASHKE TV
BASHKË.TV