fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Nesër tërësisht i mbyllur për qarkullim bulevardi “Kërste Misirkov” drejt Bit Pazarit

ksi rrugor në drejtim të Bit Pazarit, nga  udhëkryqi me bul. “Goce Dellçev” deri te qarkorja “Detelinka” prej nesër (22 gusht) nga ora 8:30 deri pasnesër (23 gusht) deri në ora 8:30, do të jetë plotësisht i mbyllur për qarkullim për shkak të asfaltimit të bul. “Kërste Misirkov”.

Linjat e autobusëve që qarkullojnë në këtë shtet do të riorientohen drejt Panairit të Shkupit dhe qarkores Kontinental dhe prapa drejt qarkores “Detelinka”, kumtoi NQP Shkup.

Linjat 2,16, 43 dhe 50 nga udhëkryqi në bul. “Goce Dellçev” me bul. “Kërste Misirkov”, në vend që të kthejnë majtas, do të vazhdojnë drejt drejt Panairit të Shkupit dhe nga stacioni tek hoteli “Kontinental” do të vazhdojnë nëpër trasetë e tyre të rregullta.

Linjat  8, 17, 19, 26, 57, 57А dhe 59 nga udhëkryqi në bul. “Goce Dellçev” me bul. “Kërste Misirkov”, në vend që të kthejnë majtas, do të vazhdojnë drejt drejt qarkores Kontinental, prej ku do të dalin në bul “Aleksandri i Maqedonisë” dhe nga qarkorja “Detelinka” do të vazhdojnë nëpër trasetë e tyre të zakonshme.

Linjat 9, 20, 35, 47, 47A, 61, 71 dhe 81 nga udhëkryqi i bul. “Kërste Misirkov” me bul. “Goce Dellçev”, do të kthejnë djathtas drejt Panairit të Shkupit, kështu që drejt qarkores Kontinental, prej ku do të dalin në bul. “Aleksandri i Maqedonisë”, ndërsa nga qarkorja “Detelinka” do të vazhdojnë nëpër rrugët e tyre të zakonshme.

Linjat 45, 52, 53, 54, 55, 55V, 62, 63, 63A, 65, 65A, 65B, 65B, 66, 66A dhe 68 nga udhëkryqi i bul. “Kërste Misirkov” me bul. “Goce Dellçev”, do të kthejnë djathtas drejt Panairit të Shkupin dhe nga stacioni tek hotel “Kontinental” ata do të vazhdojnë përgjatë rrugëve të tyre të zakonshme.

Në drejtim të kundërt, linjat e theksuara do të qarkullojnë nëpër trasetë e zakonshme, informojnë nga NQP Shkup.

LEXO EDHE:

Lëvizja BESA në 2018: Asnjëherë koalicion me LSDM (Video)

BASHKE TV

Ministri Ademi nënshkroi Marrëveshjen për bashkëpunim ndërkombëtar me Organizatën Evropiane për Hulumtime Bërthamore (CERN)

BASHKE TV

BDI – dega Saraj, Blerim Bexheti zgjidhet kryetar shtabi

BASHKE TV

KU JETON ALI AHMETI

BASHKE TV

Tani më dhe Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara frymon shqip

BASHKE TV

BDI nuk do ta lejon Selën dhe Gashin që t’i detyrojnë shqiptarët t’ju dërgojnë byrek maqedonasve

BASHKE TV
BASHKË.TV