fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Një ekip i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës vizitoi kreun e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov

“Sot, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, realizoi takim me Petre Shilegovin, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Me këtë rast, Shilegov u interesua për punët dhe sfidat me të cilat po përballet AZGJ-ja. Pas njoftimit për çështjet rreth funksionimit të Agjencisë, drejtori Sela informoi se qytetarët po ankohen për mungesë formularësh në gjuhën shqipe dhe emërtim të institucioneve dhe informata të tjera në Qytetin e Shkupit.

Në anën tjetër, Shilegov theksoi se tashmë janë marrë masat dhe se janë angazhuar përkthyes që po merren me aspektet gjuhësore.

Sela dhe Shilegov ranë në ujdi që të dyja institucionet të formojnë grupe pune për të shqyrtuar mangësitë e përdorimit të gjuhës shqipe, zgjidhjen e tyre dhe deri ku ka arritur zbatimi i saj.

Palët u zotuan se do të ketë edhe bashkëpunime të mëtutjeshme ndërinstitucionale.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhë

Për më shumë ndiq linkun:

Një ekip i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës vizitoi kreun e Qytetit të Shkupit, Petre ShilegovSot, drejtori i Agjencisë…

Publiée par Агенција за примена на јазикот / Agjencia për Zbatimin e Gjuhës sur Vendredi 13 septembre 2019

LEXO EDHE:

BDI Dega Çair unanimisht propozon Izet Mexhitin për bartës liste në zonën 1

BASHKE TV

Shkup, përfundoi konferenca shkencore për ditën e GJUHËS AMTARE

BASHKE TV

Ish-ushtarët me porosi për Selën: Mos e përmend UÇK-në (FOTO)

BASHKE TV

Ganiu: Gjithmonë në mbështetje të nxënësve dhe studentëve! 

BASHKE TV

Bekteshi: BDI në partneritet vetëm me qytetarët, e pa konkurrencë në spektrin politik shqiptar

BASHKE TV

E PABESUESHME: Në shtëpi ka 1271 telefona të markës “Nokia”, të gjithë funksionojnë (VIDEO)

BASHKE TV
BASHKË.TV