fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

NP Higjiena Komunale-Shkup edhe këtë vit do të vendosë kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjes organike gjatë festës së Kurban Bajramit

Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani, sot ne konferencën për shtyp i informoi qytetarët se edhe këtë vit në të gjitha komunat e Shkupit ku festohet festa fetare Kurban Bajrami, në periudhën 30.07 – 01.08.2020, Ndërmarrja do të vendosë kontejnerë të posaçëm me nxënie prej 5m3 në të cilët qytetarët mund ta hedhin mbetjen organike.

“Në këtë periudhë kur të gjithë bashkë luftojmë me pandeminë e virusit Kovid19, hedhja e pakontrolluar e mbetjes organike mund të shkaktojë pasoja të shumta mbi mjedisin jetësor dhe shëndetin e qytetarëve. Vitin e kaluar, NP Higjiena Komunale-Shkup, për herë të parë vendosi enë të posaçme ku besimtarët e hodhën mbetjen organike gjatë festës së Kurban Bajramit dhe ishim shumë të kënaqur me rezultatet nga ky aksion, ku ndjeshëm u zvogëlua hedhja e mbetjes organike në sipërfaqe publike.

Për këto arsye, vendosëm që edhe këtë vit të vendosim 17 enë të tilla në më shumë lokalitete në komunat Çair, Butel, Gazi Babë, Shuto Orizare dhe Saraj, që ekipet tona të munden me kohë ta ngrenë dhe ta transportojnë këtë lloj të mbetjes, për të shmangur përhapjen eventuale të sëmundjeve ngjitëse dhe kundërmimin e pakëndshëm” – tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.

Në konferencën për shtyp mori pjesë edhe Myftiu i Shkupit, Kenan Ismaili, i cili u bëri thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë mbetjen organike mos ta hedhin në sipërfaqe publike, kështu duke dhënë kontribut në mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të afërmeve të tyre.

LISTA E LOKALITETEVE KU DO TË VENDOSEN ENËT PËR HEDHJEN E MBETJES ORGANIKE:

1. Shuto Orizare – 3 Kontejnerë

(stacioni i fundit i autobusit nr.19, Marketi Harbin, në afërsi të nënkalimit)

2. Butel – 2 Kontejnerë

(në afërsi të xhamisë Fetah Efendi, Xhamia Bedër- Butel 1)

3. Gazi Babë – 2 Kontejnerë

(Xhamia Hasanbneg, Stadiumi Gazi Babë)

4. Çair – 4 Kontejnerë

(ish-lokaliteti i NPHKSH, në afërsi të restorantit FA-FA, Xhamia e Re në Çair, në afërsi të Teqes në Dyqangjik)

5. Saraj – 5 Kontejnerë

(Komuna e vjetër -Saraj, Medreseja Isa Beu – Kondovë, f. Sfillare afër varrezave, Nerezi i Poshtëm)

6. Ish-selia e Myftinisë së Shkupit- Kalaja

NP Higjiena Komunale-Shkup edhe këtë vit do të vendosë kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjes organike gjatë festës…

Publiée par NP Higjiena Komunale Shkup ЈП Комунална хигиена Скопје sur Jeudi 30 juillet 2020

LEXO EDHE:

Demokratizimi VS Nacionalizmi: Çfarë humb dhe çfarë fiton Shkupi nga një “Kryeministër shqiptar”

BASHKE TV

Champions dhe Europa League “flasin shqip”, Drita e Xhaka në fush

BASHKE TV

BE-ja miratoi Memorandumin për Mirëkuptim, 160 milion euro për Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Apple i kërkon aplikacionit me receta gatimi të heqë dardhën nga logoja

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Takohet sërish Ahmeti dhe Zaev, Ahmeti: Do të krijohet shumica (VIDEO)

BASHKE TV
BASHKË.TV