fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

OKB: G20 t’i përgjigjet si në kohë lufte koronavirusit

Sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres ka bërë thirrje për një paketë përgjigjeje si në kohë lufte ndaj pandemisë së koronavirusit nga ana e G20-ës, grupimit të fuqive kryesore ekonomike të botës.

”Drejtuesit e G20 duhet të injektojnë burime masive në ekonomi duke arritur në pikë përqindje dyshifrore në Produktin e Brendshëm Bruto të botës”, tha Guterres në një letër, të parë nga agjencia gjemane e lajmeve, DPA.

Ai tha se fatura e koordinuar e stimulimit duhet të jetë “në triliona dollarë” për të ndihmuar vendet e varfra.

“Ne duhet të krijojmë kushte dhe të mobilizojmë burimet e nevojshme për të siguruar që vendet në zhvillim të kenë mundësi të barabarta për t’iu përgjigjur kësaj krize në komunitetet dhe ekonomitë e tyre”, shkroi shefi i OKB.

“Çdo angazhim më i pakët do të çonte në një pandemi të përmasave apokaliptike që do të na prekte të gjithëve ne”, theksoi ai.

Guterres gjithashtu bëri thirrje për ndalimin e tarifave, kuotave dhe kufizimeve të tjera në tregti dhe heqjen dorë nga sanksionet për të siguruar që vendet të kenë qasje në ushqime dhe furnizime mjekësore.

Ai përshëndeti vendimin e vendeve të G20-ës për të mbledhur një samit urgjent virtual në përgjigje ndaj koronavirusit.

Guterres bëri sot thirrje edhe për një armëpushim global, në mënyrë që bota të përqendrohet në luftimin e pandemisë.

LEXO EDHE:

Në Dibër zvogëlohet numri i personave të izoluar

BASHKE TV

Ministri Ademi: Arsimi online është zgjidhje sistematike dhe ka mekanizma për kontrollimin e shkollave

BASHKE TV

Bekim Jashari bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Rezallë

BASHKE TV

Kosovë, 21 vjet nga masakra e Rrezallës

BASHKE TV

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Reduktim drastik i ndotjes së ajrit në Europë

BASHKE TV
BASHKË.TV