fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Osmani: Lajmet e sotme nuk burojnë nga BDI

Zv.kryeministri Bujar Osmani ka komentuar lajmet e publikuara në media lidhur me arritjen e ndonjë marrëveshjeje mes VRMO-DPMNE-së dhe BDI-së,  Bujar Osmani i pyetur nga TV21 thotë se këto lajme të paktën nuk e kanë burim partinë që ai i përket, BDI-në.

Nga ana tjetër portalli TetovaSot nga burime të sigurta, mëson se partia maqedonase VMRO-DPMNE e Hristijan Mickovskit i ka thënë PO kryeministrit shqiptar. Informacionet flasin se në një marrëveshje të tillë VMRO është pajtuar me partinë e Ahmetit që dy vite ti jepet kryeministri BDI-së dhe dy VMRO-DPMNE-së. BDI dhe VMRO-DPMNE kanë bashkërisht 59 deputetë ndërsa i duhen edhe dy të tjerë për të formuar Qeverinë e ardhshme ndërsa në këtë mes hyn partia maqedonase “Levica” që ka dy deputetë dhe nuk përjashtohet edhe PDSH-ja e Menduh Thaçit me një deputet.

Ndryshe zyrtarisht negociatat mes partive pritet të nisin këto ditë.

LEXO EDHE:

Bekteshi: Me pakon e katërt të masave përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare do t’i mbështesim qytetarët dhe sektorët më të prekur

BASHKE TV

Bekteshi: Kompania gjermane ‘Franc Kiel’ do të investoj 3,5 milion euro në fabrikën e re për prodhimin e ulëseve të trenave në zonën industriale në Tetovë

BASHKE TV

Ahmeti takoi ambasadorin e Kosovës Gjergj Dedaj

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Publikohet marrëveshja politike dhe ekonomike e arritur në Shtëpinë e Bardhë

BASHKE TV
BASHKË.TV