fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Përkujtohen dëshmorët e UÇK-së në Haraçinë

Banorë, ish luftëtarë e familjarë të dëshmorëve, u mblodhën në manifestimin përkujtimor në fshatin Harcinë, për të shënuar betejën e lavdishme të zhvilluar në këtë zonë në luftën e vitit 2001. Përmes fjalimeve e këngëve, të pranishmit përkujtuan të gjithë të rënët e luftës, kujtuan kontributin dhe sakrificën e tyre sublime që u bë gurthemeli I arritjes së të drejtave për shqiptarët në këto troje.

Të pranishmit përcollen mesazhe që kjo ngjarje të mos shënohet vetëm përmes manifestimeve por edhe përmes veprave të ndryshme që do ti kontribuojnë të ardhmes së këtij vendi.

“Të nderuar të pransihëm të flssësh për betejën e Haraçinës dhe dëshmorët e kombit na duhet shumnë kohë tani nuk na prmeton koha më tepër. Gjeneratat e reja por edhe ne të moshuarit duhet të dijmë se kush janë edhe bashkëuftaëtarët e këtyre dëshmorëve e kam fjalën për vetaranët e luftës por për këtë duhet të angazhohen histroainë dhe të shkruajnë libra për ta sepse secili dëshmor dhe vetarenë I luftës ka hisotrinë e vetë ashtu siç ka edhe beteja e Haraçinës”, tha me këtë rast Ragmi Emini ish lufëtar dhe organizator I manifestimit.

“Beteja e Haraçinës ishte kulmi I pajtimit mes dy popujve këtu dhe ky kulm nuk arriti qëllimin e vet dhe për ne mbeti që ta realizojmë si gjenerata në të ardhmen siç dijm ne shqiptarët. Amaneti I tyre realizohet së bashku me gjithë kombin shqiptar. Ne jemi një kombë, një flamur, një histori, një gjuhë prandaj sot e tutje jemi të gjithë përgjejgës për të realiztuar qëllimin të gjithë të rënëve për atdhe komb dhe flmaur”, deklaroi Fazliu Veliu nga SHVL UÇK.

“Amaneti I dëshmorëve të kombit shkon në vend kur ne jemi të sinqert, kur ne punojmë me zell dhe dituri për ta arriture gjitha ato të arritura për të cilin dëshmorët tanë dhanë jetën”, tha Visar Ganiu, Kryetar i komunës së Çairit.

Ne varezat e deshmoreve u vendos edhe një flamur gjigand kombëtar dhe u bënë homazhe e u vendosën lule mbi varret e atyre që nuk sakrifikuan as gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre, për një të ardhme më të mrirë e për të drejta të barabarta të brezave të rinj.

LEXO EDHE:

Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, prioritet i dy shteteve

BASHKE TV

Nis asfaltimi në Komunën e Dollnenit, Zhitoshë -Llazhan. Memeti premton edhe në komunat tjera shqiptare

BASHKE TV

Zyrtare, dhënja e lejes për përdorim të Teatrit Shqipëtar

BASHKE TV

Mexhiti: Dy deputetët e infektuar me COVID-19 do të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyre onlinë

BASHKE TV

Sylejmani: 1 tetorin 1997 nuk duhet ta nderojnë vetëm ata që e organizuan dhe e udhëhoqën

BASHKE TV

Festim Halili paralajmëron ndërtimin e hekurudhës deri në Aeroportin e Shkupit

BASHKE TV
BASHKË.TV