fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Përmes IPA fondeve janë realizuar 450 projekte prej 557 milion euro

Përmes IPA fondeve, me programin e parë dhe të dytë, deri tani janë realizuar 450 projekte në vlerë të tërësishme prej 557 milion euro. Me programin IPA tre tashmë bëhet e sigurt se suksesi i shtetit t’i shfrytëzojë paratë që janë në dispozicion të fondeve evropiane dhe të sigurojë qëndrueshmëri të  projekteve të financuara, do të ndikojë në mundësitë të marrë mjete  nga obliguesit tatimor evropian për investime dhe projekte tjera.

Ato janë pjesë e indikacioneve të nxjerra sot në konferencën në Shkup, në të cilën ekspertët e Ministrisë së Financave para kryetarëve të komunave dhe drejtorëve kanë folur për sfidat dhe qëndrueshmërinë e projekteve.

Frek Janmaat, përfaqësues i Delegacionit të Bashkimit Evropian në shtet, ka potencuar se  paqëndrueshmëria e projekteve mund të rezultojë me tërheqjen e mbështetjes  së obliguesve tatimor nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Pozitive është, siç tha ai që Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm i Ballkanit Perëndimor i cili në ligjdhënien e tij ka ndërmarrë obligim  ta sigurojë qëndrueshmërinë  e projekteve të implementuara  me mjete evropiane. “Atë e përshëndes, ndërsa mënyrë tjetër të siguroni qëndrueshmëri është të zbatohen revizione”, tha Janmaat.

Sipas tij, disa nga projektet në shtet funksionojnë në mënyrë të shkëlqyer në lidhje me qëndrueshmërinë, ndërsa të tjerët kanë vështirësi.

“Kjo nuk është karakteristikë vetëm për Maqedoninë e Veriut dhe njëjtë vlen për të gjitha vendet që e shfrytëzojnë IPA mbështetjen. Përgjegjësia kryesore për qëndrueshmëri është te shfrytëzuesit  përfundimtar,  ata të cilët direkt i shfrytëzojnë  shërbimet e projekteve të ndryshme të BE-së. Pasoja përfundimtare direkt e lidhur nga pakujdesi nga ana e shfrytëzuesit dhe zvogëlimi i rezultateve, është ajo që Komisioni mund të kërkojë  kthim të mjeteve. Ajo është diçka  që do të dëshironim ta shmangim”, theksoi përfaqësuesi i BE-së.

Më e rëndësishme, tregoi, është qytetarët dhe kompanitë të kenë përfitime afatgjate nga ato projekte dhe të shmangen  situatat në të cilat do të duhet të kthehen mjetet.

Sipas zëvendësministres së Financave Shiret Elezi, në 13 vjetorin e përdorimit të IPA instrumentit për menaxhim indirekt  në asnjë moment nuk ka lëshuar përkushtim dhe entuziazëm edhe niveli i madh i profesionalizmit.

“Jemi të vetëdijshëm se kompleksiteti i vendosjes së sistemit për menaxhim indirekt përkatësisht përfshirje të institucioneve të shumta  në proces  sjell deri te vështirësimi i menaxhimit  të projekteve. Prioritet i ynë janë  dhe mbesin  të jenë projektet  nga interesi kombëtar, veçanërisht në fushat e transportit, mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike, sociale, arsim, qeverisje të së drejtës”, tha Elezi.

Ajo ka potencuar se IPA instrumenti siguron mbështetje  të rëndësishme financiare të prioriteteve strategjike të vendit, me çka  zvogëlohet  ngarkesa fiskale në Buxhet  por edhe mundësohet promovimi i reformave  në të gjitha segmentet e rëndësishme  për anëtarësim në BE.

LEXO EDHE:

Grubi në SHBA takon Senatorin Ron Johnson nga komisioni për politikë të jashtme në Senatin Amerikan

BASHKE TV

Mbahet Kuvendi zgjedhor i FR-BDI – së dega Haraçinë!

BASHKE TV

Tronditet sërish Tirana, tërmeti i dytë shkund kryeqytetin

BASHKE TV

Filloi aksioni vjeshtor për pastrim të përgjithshëm në Komunat e Shkupit

BASHKE TV

Çfarë duhet të hash pas lënies së duhanit; ushqimet që pastrojnë organizmin

BASHKE TV

Si mund t’jua shpëtojë jetën tifozllëku i sportit

BASHKE TV
BASHKË.TV