fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Peter Stano dhe Ana Pisonero, zëdhënësit e rinj të BE-së për Ballkanin Perëndimor

Ish-zëdhënësi i ministrisë së Punëve dhe Çështjeve Evropiane të Sllovakisë, Peter Stano, do të jetë zëdhënësi i ri i Përfaqësuesit të ri të Lartë të BE-së, Josep Borrell, që do të merret me çështje si dialogu mes Kosovës e Serbisë, ndërsa Ana Pisonero do të jetë zëdhënësja e re për Fqinjësi dhe Zgjerim.

Kjo është konfirmuar për “European Western Balkans” nga Komisioni Evropian.

Peter Stano ka punuar edhe si zëdhënës për portfolion për Zgjerim dhe Politika të Zgjerimit, e cila asokohe ishte drejtuar nga ish-komisionari i BE-së, çeku Shtefan Fule. Ai punoi edhe për median publike sllovake, për BBC-në e Britanisë dhe për Deutsche Welle-n gjermane, transmeton Koha.net.

Pisonero më parë ka punuar si gazetare për “Europa Press”. Ajo do të punojë tashmë si zëdhënëse për Fqinjësi dhe Zgjerim nën komisionarin e ri, Oliver Varhelyi.

Ish-zëdhënësja për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Maja Kocijançiç, një nga zyrtarët më të dukshëm të BE-së në Ballkanin Perëndimor, mori postin e Anëtares së Kabinetit dhe Këshilltare për Komunikim e Oliver Varhelyit. Ajo në këtë pozitë zëvendëson Annemarie Huber.

LEXO EDHE:

Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së, Rama: Hap historik

BASHKE TV

Timonie takoi Deharin, diskutohet bashkëpunimi në të ardhmen

BASHKE TV

Ali Ahmeti takon ambasadorin gjerman, Tomas Gerberih: BDI po ripërtërihet

BASHKE TV

Instagrami do t’ju ndalojë përdorimin personave të rinj në moshë

BASHKE TV

Kamioni me fuqinë më të madhe motorike që është prodhuar ndonjëherë, shitet 13.2 milionë dollarë

BASHKE TV

Hasan Prishtina dhe zgjerimi i kryengritjes nga Kosova deri në Shkup

BASHKE TV
BASHKË.TV