fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Pogba qëndron në Manchester

Pogba tha se e ardhmja e tij është një pikëpyetje e madhe pas fitores së Unitedit 4:0 kundër Chelseat në ndeshjen hapëse të Premierligës më 11 gusht, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta KOHA. Derisa afati kalimtar në Premierligë është mbyllur tashmë, në La Liga dhe në Serie A është i hapur deri më 2 shtator, duke nxitur thashetheme ta vazhdueshme për kalimin e tij të mundshëm në Madrid apo një kthim sensacional në Juventus.

Solskjaer, megjithatë, nuk shqetësohet për të ardhmen e mesfushorit francez.

“Ju (mediat) gjithmonë ngrehni pikëpyetje rreth Paul. Nuk mendoj se është e çuditshme të thuash argëtohem me bashkëlojtarët e mi, më pëlqen çfarë bëj, e dua punën time dhe e shijoj lojën time”, tha Solskjaer.

“Nuk ka një konferencë për media në të cilën nuk i jam përgjigjur një pyetjeje për Paul Pogba. 80 për qind e asaj që ai e ka thënë ka qenë se ai e shijon lojën dhe kohën këtu. Por ju ngrehni pyetje”, shtoi ai.

“Unë nuk shqetësohem aspak për Paul. Për mua, ai do të qëndrojë këtu”, theksoi ai.

LEXO EDHE:

Varheji: BE-ja përgatit plan ekonomik për zhvillim të Ballkanit Perëndimor

BASHKE TV

Ganiu: Aksioni i dezinfektimit përfshiu 162 ndërtesa kolektive në territorin e Komunës së Çairit

BASHKE TV

Ministri Bekteshi: Do të shfuqizohet ndalesa për eksportin e miellit në shtetet fqinje

BASHKE TV

Sasoli: BE kërkon të përfshihen vendet e Ballkanit në luftën kundër COVID-19

BASHKE TV

YouTube po punon në rivalin e TikTok të quajtur Shorts

BASHKE TV

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV
BASHKË.TV