fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Pompeo: SHBA-ja e deponoi protokollin për NATO, e presim Maqedoninë e Veriut si anëtare e 30-të

Uashington, 2 dhjetor 2019 – SHBA-ja e deponoi protokollin e ratifikuar për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Këtë e bëri të ditur sekretari shtetëror Majk Pompeo në faqen e tij në Tuiter.

“Me kënaqësi ju bëj të ditur se SHBA-ja e dorëzoi protokollin e ratifikuar për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Një hap më afër deri në pranimin e Maqedonisë së Veriut si aleate e 30-të”, bëri të ditur shefi i diplomacisë amerikane.

Senati amerikan e ratifikoi protokollin për anëtarësim të vendit në Aleancë më 22 tetor të këtij viti.

Nga anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO, Maqedoninë e Veriut e ndan vetëm një ratifikim duke pasur parasysh se për dhjetë muaj protokolli për anëtarësim në NATO është ratifikuar nga 28 prej gjithsej 29 anëtareve.

Pritet që edhe në Samitin e NATO-s që do të mbahet nesër dhe pasnesër në Londër, në deklaratën përfundimtare të theksohet se vendi është i mirëseardhur si anëtar i 30-të.

LEXO EDHE:

Elezi: Nga 6-8 dhjetori, panairi “Blej shtëpi, blej banesë “, projekti vazhdon edhe vitin e ardhshëm!

BASHKE TV

Ministri Bekteshi: Politikat ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të japin rezultate

BASHKE TV

Ministri Ademi pjesëmarrës në Simpoziumin për Drejtorë të Shkollave në Budva

BASHKE TV

Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së, Rama: Hap historik

BASHKE TV

Timonie takoi Deharin, diskutohet bashkëpunimi në të ardhmen

BASHKE TV

Ali Ahmeti takon ambasadorin gjerman, Tomas Gerberih: BDI po ripërtërihet

BASHKE TV
BASHKË.TV