fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Progres i projektit për menaxhimin e integruar të mbeturinave të ngurta në rajonin e Pollogut

“Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, sot në Tetovë mori pjesë në punëtorinë “Menaxhimi i mbeturinave të ngurta në rajonin e Pollogut, Faza I-rë” destinuar kryetarëve të komunave të nëntë komunave në rajon. Tema e punëtorisë ishte rishikimi i statusit të zbatimit të projektit të integruar të menaxhimit të mbeturinave në Rajonin e Pollogut që po implementohet me mbështetjen financiare të Sekretariatit shtetëror zviceran për çështje ekonomike SEKO.

Përveç nivelit të zbatimit të projektit, në punëtori u prezantua edhe Plani rajonal i menaxhimit të mbeturinave për Rajonin e Pollogut si dhe hapat e mëtutjeshëm për miratimin e dokumentit të planifikimit.

Çështja e themelimit të një Ndërmarrjeje publike rajonale për menaxhimin e deponisë Rusino u konsiderua si një çështje e veçantë. Në Punëtori u konfirmua se lidhur me këtë të fundit nga ana e këshillave të komunave do të duhej të merren vendime të përshtatshme për krijimin e një komisioni për përgatitjen e dokumentacionit, statutit dhe organeve të ndërmarrjes si dhe vendime të tjera të përshtatshme.” – zyra për informim, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor 

Për më shumë ndiq linkun:

Progres i projektit për menaxhimin e integruar të mbeturinave të ngurta në rajonin e Pollogut(09.10.2019) Ministri i…

Publiée par Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sur Mercredi 9 octobre 2019

LEXO EDHE:

Xhaferi porositë liderët politik: Gjeni konsensus për datën e zgjedhjeve!

BASHKE TV

ASH -AAA nuk i përfillin tetovarët, ndërsa kërkojnë vota në Tetovë

BASHKE TV

Blerim Bexheti: Të bëhen mbi 700 teste në ditë, apelojmë për kujdes nga qytetarët

BASHKE TV

Miratohet Protokolli për regjistrim në shkolla

BASHKE TV

Qytetarët edhe nesër kanë afat të konfirmojnë ose korrigjojnë paraqitjen vjetore të tatimit

BASHKE TV

Selami: Rruga Llojan-Tabanoc po bëhet realitet! Punimet vazhdojnë me dinamikë të duhur

BASHKE TV
BASHKË.TV