fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Propozim-ligji për PP-në kaloi në Komisionin për Çështje Evropiane

Shkup, 12 shkurt 2020 – Propozim-ligji për Prokurorinë Publike sot kaloi në Komisionin kuvendor amë për Çështje Evropiane.

Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane e shqyrtuan Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë, me procedurë të shkurtër dhe vendosën që t’i ndjekin në procedurën e mëtutjeshme, gjegjësisht ato të shkojnë në seancë plenare.

Në tekstin e ligjit për PP-në kishte vetëm një amendament të dorëzuar nga deputeti Syrija Rushidi, të cilin ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska nuk e pranoi dhe nuk ishte miratuar nga shumica në Komision.

Siç sqaroi kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi, deputeti Panço Minov edhe pse kishte paralajmëruar nuk kishte dorëzuar amendament për ligjin për PP-në.

Për Ligjin për PP-në sot duhet të deklarohet edhe Komisioni kuvendor Ligjvënës-Juridik.

LEXO EDHE:

Hisen Xhemaili: Lëshohet në përdorim teleferiku në Kodrën e Diellit

BASHKE TV

BDI: Mundësi të barabarta, mbi 40 përqind gra në organet partiake dhe ato përfaqësuese

BASHKE TV

Në Çair po punohet, tribuna e re e stadionit të K.F.” Shkupi” , po merr pamje! 

BASHKE TV

BE diskuton metodologjinë e zgjerimit

BASHKE TV

Bekteshi: Sot lëshuam në përdorim teleferikun me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit

BASHKE TV

Në Kodrën e Diellit prej sot në përdorim teleferiku i ri me gjashtë ulëse

BASHKE TV
BASHKË.TV