fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Rama: Ja çfarë do ndodhë me të prekurit nga tërmeti pas Vitit të Ri

Pas Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri të gjitha familjet e prekura nga tërmeti dhe banesat që janë bërë të pabanueshme do të kalojnë në apartamente me qira.

Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë. Kreu i qeverisë shtoi se brenda 2020 duhet të jenë të gjithë të sistemuar.

“Kam një merak për ata që janë në zonat rurale për nevojën për t’u garantuar cilësi maksimale. Duhet të fillojë identifikimi i apartamenteve që shteti do të marrë me qira, ku do të qëndrojnë deri kur të bëhet rindërtimi, që do të zgjasë, nuk bëhet sa hap dhe mbyll sytë.

Pasi të kalojnë Krishtlindjet edhe Vitin e ri në hotele si njerëz dhe në janar të kalojnë në apartamente që të ketë minimumin jetik, jo të shtrihen përtokë në çimento, por me pajisjet e nevojshme, me dyshekë.

Mendoj që brenda 2020 duhet të jenë të gjithë të sistemuar, masa e madhe që i kanë banesat e dëmtuara që mund të riparohen, ndërkohë që ata që do të rindërtohen totalisht, do të jetojnë në kushte normale deri kur të kthehen në shtëpitë e tyre, ku do të bëhen të reja ose diku tjetër”, tha ai.

LEXO EDHE:

Mexhiti në bashkëbisedim me mësimdhënësit

BASHKE TV

Nuredini nga Malësia e Tetovës: Sharri shpallet park nacional, po zhvillojmë ekonominë dhe turizmin malor

BASHKE TV

Ahmeti për Zaevin: Ai bën deklarata pasi i pi 2-3 raki e pastaj kërkon falje

BASHKE TV

Komuna e Vrapçishtit: Tenderat i fiton ish e dashura/ Drejtori i kabinetit në Komunë justifikohet se po i përdorin emrin

BASHKE TV

Izet Mexhiti takon pensionistët: Nuk do të lejojmë më Shqiptarët të diskriminohen

BASHKE TV

Izet Mexhiti mirëpritet edhe në zonat më të thella të Karshiakës

BASHKE TV
BASHKË.TV