fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Reduktim drastik i ndotjes së ajrit në Europë

Masat e ashpra kundër përhapjes së koronavirusit u kanë dhënë qyteteve europiane ajër më të pastër. Prania e gazrave helmues si dioksidi i azotit pësuan rënie drastike për periudhën 5 – 25 Mars në qytete si Brukseli, Parisi, Madridi, Milano e Frankfurti, që konsiderohen edhe qytetet më të ndotur të Bashkimit Europian.

Kjo hartë satelitore e agjencisë hapësinore europiane ESA tregon qartë se nuancat e theksuara të ngjyrës blu që pasqyrojnë ndotjen e lartë në zonat problematike, janë zbehur ndjeshëm deri në Mars të 2020-ës krahasuar me një vit më parë. Zonat më të ndotura të Europës janë veriu i Italisë, zona më e industrializuar e gjithë vendit. Siç tregon harta, rënia e aktivitetit industrial dhe qarkullimit të automjeteve për shkak të masave të ashpra kundër koronavirusit ka ulur edhe ndotjen.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me rajonet perëndimore të Gjermanisë, zemra e industrisë në vend, me veriun tepër të industrializuar të Francës, etj. Pikërisht këto zona kanë edhe numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus. Ekspertët e shëndetësisë e lidhin këtë me faktin se gazrat helmues dëmtojnë rëndë sistemin imunitar dhe mushkëritë, duke i bërë shumë më lehtë të prekshme nga viruse vdekjeprurëse si koronavirusi.

LEXO EDHE:

MMJPH: Të ruajmë biodiversitetin dhe ekosistemet natyrore në mënyrë që ata të na mbrojnë neve

BASHKE TV

Taravari e mbron Mickovskin

BASHKE TV

Maqedonasit lavdërojnë Taravarin pasi i ofendoi shqiptarët: ”Браво Таравари”

BASHKE TV

MBPEU: Bujqëve, të cilëve u është dhënë leje lëvizjeje me vulën “e përhershme” vazhdojnë të vlejnë edhe për këtë fundjavë të vazhduar karantine

BASHKE TV

BDI: Respektoni masat, shëndeti në rend të parë

BASHKE TV

BDI – Gostivar dënon ashpër shpifjet e Taravarit që ua bëri pronarëve të lokaleve dhe qytetarëve shqiptarë

BASHKE TV
BASHKË.TV