fbpx
Bashke.tv
LAJME

Rexhepi: Të ndërhyjë Këshilli Gjyqësor

Shkup, 24 prill – “Është koha që Këshilli Gjyqësor të jetë institucion bartës i një procesi shumë të nevojshëm, edhe për shtetin edhe për qytetarët të jetë më me përgjegjësi dhe më funksional. Këshilli gjyqësor është Qeveria e gjyqësisë, nuk mund të ndërhyjë në lëndët, por në çështjet procedurale të gjyqit dhe tek gjykatësit, është më se kompetent”, kështu për gazetën KOHA thotë ish-anëtari i Këshillit të Gjyqësor, Bekim Rexhepi, ndërsa shprehet se Këshilli në fjalë nuk mund ta ndryshojë vendimin e gjyqit Këshilli Gjyqësor, por në rast të shkeljeve procedurale, Këshilli Gjyqësor është kompetent dhe i thirrur të ndërhyjë.

“Nuk mund ta ndryshojë vendimin e gjyqit Këshilli Gjyqësor, por në rast të shkeljeve procedurale, Këshilli Gjyqësor është kompetent dhe i thirrur të ndërhyjë, sidomos në rastin e fundit në BFI. Është koha që Këshilli gjyqësor në këtë moment serioz që jemi, para anëtarësimit në NATO dhe BE, ku gjithë sytë e faktorit ndërkombëtar janë drejtuar nga reformat, të jetë më funksional dhe transparentë. Shteti dhe qytetarët janë të etur për një shtet ligjor”, thotë Rexhepi(koha.mk)

 

 

LEXO EDHE:

Izet Mexhiti: Prej sot rruga Jadranska Magistralla e njohur edhe si Kaçaniçki Pat, riemërtohet në rruga Hasan Prishtina!

BASHKE TV

Pyetje deputetësh/ Mexhiti: Ja 3 pyetjet e mia që ia parashtrova ekzekutivit të BDI-së

BASHKE TV

Bekim Rexhepi: Përfundoi ekspropriimi i pronave në autostradën Shkup-Bllacë

BASHKE TV

ALI AHMETI DHE HYDAJET HYSENI DY SEKRETARËT ORGANIZATIV MË TË MËDHENJ TË LËVIZJES

BASHKE TV

ALI AHMETI DOCTOR HONORIS CAUSA I UNIVERSITETIT TË TETOVËS

BASHKE TV

ALI AHMETI FIGURË UNIKALE E KOMBIT

BASHKE TV
BASHKË.TV