fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Rikthehet Nokia, prodhon telefonin që baterin e mban 1 muaj

Nokia 800 Tough është një telefon i vogël, pothuajse i pashkatërrueshëm, me baterinë që i mban gati një muaj, dhe madje me shumë veçori e programe moderne që i gjeni dhe te smartfonët.

Telefoni mund të marrë komanda zanore me Google Assistant, lidhet me rrjetin 4G, dhe është ndërtuar që t’i mbijetojë edhe përplasjeve të forta.

Trupi i telefonit është i rrethuar me gomë që të përballojë përplasjet e forta dhe nuk fut ujë.

Bateria është 2100 mAh, dhe mund të rrijë në “standby” edhe një muaj. Ndërsa bisedat me këtë bateri mund të vazhdojnë pa ndërprerje për plot 12 5 orë, kur përdoret rrjeti GSM. Me rrjetin 4G mund të flisni për nëntë orë e gjysmë.

Fishat e karikimt, të baterive dhe të kartës së memories kanë kapakë që krijojnë rezistencë ndaj ujit, por ajo që është mbresëlënëse është se mund të hapë Google Assistant, Tëitter, Youtube, Google Maps, Facebook e madje dhe ëhatsapp.

Gjëja e vetme negative në telefon është kamera, e cila lë shumë për të dëshiruar. Po ashtu edhe çmimi nuk është i vogël, pasi shitet për rreth 100 euro. Megjithatë, duhet pasur parasysh që ofron shumë më tepër se variantet e tjera të Nokias dhe është praktikisht i pashkatërrueshëm.

LEXO EDHE:

Kryetari Merko ndan 40 vendime pune për mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme

BASHKE TV

BDI: Nuk mbulohet dielli me shoshën e ASH, jeta cilësore, zhvillimi, puna, rinia dhe vetingu janë fokusi jonë

BASHKE TV

BDI në vijë me politikat amerikane dhe evropiane

BASHKE TV

Selami: U paguan subvencionet për blegtorët

BASHKE TV

Lideri Ahmeti takoi Shoqatën e afaristëve të Vizbegut

BASHKE TV

Bekteshi: Do të ndërtojmë zonë të gjelbër në Vizbeg, biznesmenët kërkojnë ndërtimin e rrugëve

BASHKE TV
BASHKË.TV