fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Sela dhe Taravari dështojnë ta zgjedhin kryetarin e ri të degës, tetovarët e bojkotojnë

Sot në selinë e ASh-së në Tetovë kreu i ASH-së Ziadin Sela si dhe sekretari gjeneral, Arben Taravari në kushte pandemie kanë thirrur mbledhje urgjente pas zhvillimeve të fundit në degën e Tetovës dhe çarjes që ka ndodhur në këtë subjekt politik.

Në mbledhjen e mbajtur sot ka patur të ftuar nga kryesia e degës, nga forumi rinor si dhe nga forumi i gruas.

Siç mëson TetovaSot ka patur tentim për të zgjedhur kryetar të ri të degës, por kanë dështuar për shkak të bojkotit masiv nga ana e tetovarëve. Gjithashtu  në këtë mbledhje pjesa dërmuese nuk kanë marr pjesë në këtë takim dhe se ka pasur persona që aspak nuk janë në kryesi të degës.

Përndryshe ASH ditëve të fundit ka patur përçarje të madhe brenda partisë, ku ditëve në vijim pritet edhe largime tjera nga ky subjekt./ts

LEXO EDHE:

MMJPH: Të ruajmë biodiversitetin dhe ekosistemet natyrore në mënyrë që ata të na mbrojnë neve

BASHKE TV

Taravari e mbron Mickovskin

BASHKE TV

Maqedonasit lavdërojnë Taravarin pasi i ofendoi shqiptarët: ”Браво Таравари”

BASHKE TV

MBPEU: Bujqëve, të cilëve u është dhënë leje lëvizjeje me vulën “e përhershme” vazhdojnë të vlejnë edhe për këtë fundjavë të vazhduar karantine

BASHKE TV

BDI: Respektoni masat, shëndeti në rend të parë

BASHKE TV

BDI – Gostivar dënon ashpër shpifjet e Taravarit që ua bëri pronarëve të lokaleve dhe qytetarëve shqiptarë

BASHKE TV
BASHKË.TV