fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Shkupi cakton miqësore me Flamurtarin dhe Dritën

Shkup, 14 janar – Skuadra e FC Shkupi po vazhdon fazën e përgatitjeve dimërore në Shkup, ndërsa tani më kryesia e klubit ka menduar edhe për ndeshjet e para miqësore. Nga klubi bardhekaltër njoftojnë se janë zyrtarizuar dy ndeshjet e para miqësore që do të luhen në Shkup, kundër dy skuadrave nga IPKO Superliga e Kosovës. “Fillimisht të enjten me 16 janar në Shkup mysafire do të jetë skuadra e Falmurtarit të Prishtinës. Kjo ndeshja do të luhet në stadiumin ndihmës të Federatës së Futbollit të Maqedonisë me fillim në orën 13:00. Më pas ekipi të dielën me 19 janar me fillim në orën 13:30, po në stadiumin pranë FFM-së, do të ketë për kundërshtar Dritën e Gjilanit”, thonë nga klubi bardhekaltër.

Ndërkohë, pas këtyre dy miqësoreve ekipi do të bëhet gati për nisjen në Antalia të Turqisë, ku do të qëndrojnë nga 22 janari deri me 6 shkurt dhe do të zhvillojnë së paku katër ndeshje kontrolluese.

LEXO EDHE:

Zekolli: BDI është parti shtetformuese; Aleanca, Besa dhe Alternativa janë parti mahallo-jaranike

BASHKE TV

Marin Mema afër Beogradit zbulon dy fshatra shqiptarë

BASHKE TV

Rikthehet Nokia, prodhon telefonin që baterin e mban 1 muaj

BASHKE TV

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Për Sarajin që duam: Blerim Bexheti publikon video nga ndriçimi në Matkë dhe Arnaqi (VIDEO)

BASHKE TV

Xhemaili: RRUGA TETOVË-PRIZREN, Maqedonia e Veriut një hap para Kosovës!

BASHKE TV
BASHKË.TV