fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Shqipëria fillon misionin në Ligën e Kombeve, sot ndeshja me bjellorusët

Gati për një fillimit të ri, për të synuar sërish majat, Kombëtarja kuqezi e rinis nga Minsku ekspeditën e saj në edicionin e dytë të Nations League, kompeticion i mundësive dhe që lehtëson rrugën për të realizuar ëndrrën e madhe, atë të kualifikimit në botërorin “Katar 2022”.

Strategu i përzgjedhur për ta realizuar misionin është Edy Reja, 74-vjeçari që me eksperiencën, vendosmërinë dhe pa dyshim rezultatet e tij, zbehu skepticizmin e moshës, duke u konfirmuar si njeriu i duhur për të përsëritur suksesin e De Biasit. I emëruar në një moment emergjence, pas dështimit katastrofik të Panuccit nuk mund t’i ndryshonte gjërat se me shkop magjik, por një mrekulli të vogël nisi ta bëjë. Me të Shqipëria u kthye në një skuadër që prodhon lojë e shënon gola, duke thyer madje rekorde historike.

Fushata nis me objektivin për të zënë vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, ku Shqipërisë i duhet të mposhtë Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin, kundërshtarë që konsiderohen të kalueshëm në letër. Trajnerit, të cilit i është dashur të përballojë vështirësi për shkak të pandemisë së Koronavirusit, i qëndron besnik strategjisë së rinovimit, me Laçin, Çekiçin, Çepelen dhe Brojën (u pengua nga një dëmtim) të grumbulluar për herë të parë, por sigurisht duke u bazuar fort edhe tek përvoja e emrave “të vjetër”.

Mungesat janë të shumta dhe shkaktojnë dhimbje kokë. Pas Brojës, Lenjanit, Kumbullës e Kamberit, të padisponueshëm edhe Memolla, Ramadani dhe Ismajli, që e bëjnë disi më të vështirë marrjen e maksimumit në Minsk. Nuk është më Bjellorusia e Hlebit dhe Kutuzovit, mungojnë emrat e rëndësishëm, por nuk duhet harruar fakti që futbolli në Bjellorusi nuk u ndërpre për asnjë moment dhe skuadrat e këtij vendi prej kohësh janë në aktivitet.

Gjithsesi, përderisa në Bjellorusi ka shkëlqyer një futbollist i kampionatit shqiptar, si Elis Bakaj, nuk ka pse të mos e bëjë edhe Kombëtarja Kuqezi. Rruga drejt ëndrrave të mëdha, pjesëmarrjes për herë të parë në një kupë bote, nis nga Minsku, një rrugëtim që do të shërbejë për të siguruar progresin, pse jo nëpërmjet Nations League edhe për një biletë për Katar.

LEXO EDHE:

Bekteshi: Me pakon e katërt të masave përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare do t’i mbështesim qytetarët dhe sektorët më të prekur

BASHKE TV

Bekteshi: Kompania gjermane ‘Franc Kiel’ do të investoj 3,5 milion euro në fabrikën e re për prodhimin e ulëseve të trenave në zonën industriale në Tetovë

BASHKE TV

Ahmeti takoi ambasadorin e Kosovës Gjergj Dedaj

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Publikohet marrëveshja politike dhe ekonomike e arritur në Shtëpinë e Bardhë

BASHKE TV
BASHKË.TV