fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Sizmiologu: Ja pse tërmeti i 26 nëntorit ishte më i frikshmi

I ftuar në emisionin “Opinion”, ku u diskutua historiku i fatkeqësive natyrore në Shqipëri, sizmiologu Rrapo Ormeni shpjegoi përse tërmeti i 26 nëntorit ishte më i frikshmi megjithëse ai nuk është më i forti i regjistruar në Shqipëri.

“Tërmeti më i fortë i regjistruar është ai i vitit 1979. Ky tani ishte më i frikshmi sepse ne që jemi sizmologë e mendojmë që zgjatja do të jetë 5, 15 apo 20 sekonda. Unë prisja të mbaronte kurse ai vazhdonte. Ishte shumë i gjatë jashtë tipikes. Zgjatshmëria vjen nga thellësia dhe nga madhësia e thyerjes. Sa më i thellë është aq më i gjatë është”, shpjegoi eksperti.

Sipas Ormenit, tërmeti bëhet më shkatërrimtar edhe në varësi të truallit dhe se në zonën e Kënetës në Durrës sipas studimeve nuk duhej ndërtuar.

“Dëmtime më të mëdha në toka të buta të ngopura me ujë. Studimi mikrozonik thotë se në zonën e kënetës në Durrës nuk duhet ndërtuar”, vijoi Ormeni.

“Në Tiranë nuk ka arsye ketë panik pasi është 35 kilometra, këtu vjen 1.5 herë më i ulët. Tirana ka truall më të qëndrueshëm. Magnituda e niveleve maksimal në Tiranë është e vogël”, u shpreh Rrapo Ormeni.

LEXO EDHE:

Ministri Ademi pjesëmarrës në Simpoziumin për Drejtorë të Shkollave në Budva

BASHKE TV

Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së, Rama: Hap historik

BASHKE TV

Timonie takoi Deharin, diskutohet bashkëpunimi në të ardhmen

BASHKE TV

Ali Ahmeti takon ambasadorin gjerman, Tomas Gerberih: BDI po ripërtërihet

BASHKE TV

Instagrami do t’ju ndalojë përdorimin personave të rinj në moshë

BASHKE TV

Kamioni me fuqinë më të madhe motorike që është prodhuar ndonjëherë, shitet 13.2 milionë dollarë

BASHKE TV
BASHKË.TV